Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E premte 22.09.1995

Indiferenca e shtetit është fatale për njerëzit e jetën e tyre

Përmbytje e madhe në shumë zona e rrethe të vendit -Në Has humbin jetën 3 vetë. Dëme të mëdha materiale, shkatërrohen rrugë, nënstacione e rrjeti elektrik, pengohet komunikacioni, kërcënohet jeta e qytetarëve, rrezikohen me dhjetra shtëpi banimi - Lexoni ne faqen 8
Has

Ku po shkon Zef Brozi?... A e kërcënon burgu?

Berisha hakmerret -Mbrëme parlamenti diskutoi me procedure te shpejtuar propozimin e Berishes per shkarkimin e Zef Brozit nga te gjitha detyrat ne Gjykaten Kushtetuese dhe me procedure akoma me te shpejtuar e shkarkon ate duke zevendesuar me zotin Avni Shehu -Seanca parlamentare per shkarkimin e Zef Brozit ishte e paligjshme, fallsifikohet numri i pjesmarresjes se deputeteve duke futur ne te edhe Shkelqim Canin, Gramoz Pashkon e Arben Imamin - Me unanimitet të plotë, me 73 vota pro, duke përfshirë edhe votën e Pashkos, Canit e Imamit nga shtëpia, PD-ja e shkarkoi Zef Brozin. E shkarkoi jo vetëm si Kryetar të Gjykatës së Kasacionit por edhe si gjyqtar. Siç duket, Presidenti i Republikës nuk paska fjetur gjumë dje në drekë. Kjo jo nga lajmet dhe pamjet tronditëse të përmbytjeve të këtyre ditëve. Ai gjatë kësaj kohe u angazhua me përpilimin e dërgimin në Parlament të Dekretit për shkarkimin e Zef Brozit... Me qëndrimin ndaj Brozit, Berisha nga njëra anë synon të vendosë kontroll absolut mbi organet e drejtësisë dhe nga ana tjetër t'u tregojë kundërshtarëve të tij se cili mund të jetë fati i tyre. Lexoni ne faqen 4
Zef Brozi Fatos Nano Avni Shehu Shkëlqim Cani Gramoz Pashko Shqipëri

Në politikë as nuk kemi hyrë dhe as nuk largohemi me ligjet e Berishës

Konferencë shtypi e nënkryetarëve të Partisë Socialiste Servet Pëllumbi e Namik Dokle Kryesia e Partisë Socialiste të Shqipërisë organizoi dje në mesditë një konferencë shtypi rreth situatës politike aktuale në Shqipëri dhe qëndrimeve të Partisë Socialiste ndaj saj. Në fillim zëvendëskryetari i kësaj partie Dr. Servet Pëllumbi tha se situaten politike shqiptare keto dite e kane dominuar dhe vazhdojne ta dominojne tre çeshtje: Së pari, vizita e Presidentit të Republikës së SHBA, për të cilën ka dy vizione; njeri euforik, i Berishes dhe tjetri realist, ai i opozites. Së dyti, pavarësia e gjykatave, e cila u sakrifikua edhe një herë vetëm e vetëm që te mbahet ne burg kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano dhe per të goditur cdo shfaqje, pavaresi ne pushtetin gjyqesor. Së treti, miratimi nga kryesia e PD e grupi i saj parlamentar i nje projektligji goja antigjenocid, qe eshte model i antiligjit, model i hakmarrjes politike, e drejtohet kunder atyre qe mendojne ndryshe, qe percan shqiptaret pikërisht ne momentin kur diskutohet problemi i ish Jugoslavise, me te cilat eshte i lidhur edhe ai i Kosoves. Mendojme se ligji i tille nuk i sherben demokracise, nuk u sherben shqiptareve e Çështjes shqiptare por "të tretëve". Prandaj ne do ta denoncojmë atë në Parlament dhe nuk do ta zbatojmë deri sa kemi një Ligj Kushtetues mbi të drejtat e njeriut, me të cilin ai është i papajtueshëm. Për të shprehur pozicionet e PS-së për të tria këto çështje, që lidhen ngushtë me njera-tjetrën, organizojmë këtë Konferencë Shtypi. Jemi të hapur për t'iu përgjigjur pyetjeve tuaja. (vijon ne faqen 2)
Servet Pëllumbi Namik Dokle Fatos Nano Shqipëri Kosovë Ish Jugosllavi

Harmonia nderetnike - e vetmja alternative per stabilitetin e Maqedonise

-Interviste me Abdurrahman Alitin, kryetar i PDP-se, Maqedoni Eshte shume e lehte t'i fusesh njerezit e pakenaqur ne lufte, veshtire ti ruash ata. Dhe ne do ti ruajme Eshte shume e lehte t'i fusesh njerezit e pakenaqur ne lufte, veshtire ti ruash ata. Dhe ne do ti ruajme Lexoni ne faqen 12
Abdurrahman Alitin Maqedoni

"Nen Sali Berishen Shqiperia mbeti nje shtet policor"

"Berisha është me të vërtetë aq pa prestigj përpara shqiptarëve për sundimin e tij autokratik, sa që ata e hodhën poshtë kushtetutën që a u ofroi në referendumin e vitit të shkuar. Është e sigurtë humbja e partisë së Berishës në zgjedhjet parlamentare në pranverën e ardhshme, në se do të ketë zgjedhje të lira". Lexoni ne faqen 5
Sali Berisha Shqipëri