Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E enjte 28.09.1995

Kryeministri Meksi nuk erdhi në Parlament

Namik Dokle: Zoti Arbnori ka thënë se nëse Kryeministri nuk vjen deri ditën e enjte në Parlament, përgjegjësi do të mbajë vetë zoti Meksi. Namik Dokle: Zoti Arbnori ka thënë se nëse Kryeministri nuk vjen deri ditën e enjte në Parlament, përgjegjësi do të mbajë vetë zoti Meksi. A do të përgjigjet për këtë zoti Kryeministër? Tomorr Malasi: Këtë pyetje bëjani zotit Pjetër Arbnori kur të kthehet nga Strasburgu. Faqe 2
Meksi Namik Dokle Pjetër Arbnori Tomorr Malasi Luan M. Rama Parlament Strasburgu

Gogoli

Editorial Gogoli, kjo figurë mitologjike e sajuar për të trembur kalamajtë, nuk mund të jetë mjeti që huton njerëzit e pjekur e serioz. , kjo figurë mitologjike e sajuar për të trembur kalamajtë, nuk mund të jetë mjeti që huton njerëzit e pjekur e serioz. “Gogoli komunist” ose lodra propagandistike për gjoja rrezikun e kthimit të komunistëve në pushtet, është sot një karrem për të peshkuar naivët, por kurresesi rrjeta ku mund të bjerë një elektorat i tërë i zhgënjyer dhe tronditur nga qeverisja e keqe e PD-së. Propaganda e PD-së me rrezikun e kthimit të komunistëve kupton ardhjen e mundshme në pushtet të socialistëve. E reja në këtë propagandë është momenti që vlen të evidentohet - metamorfoza e saj nga qershori në shtator. Pikërisht në fund të qershorit, me rastin e hyrjes së Shqipërisë në Këshillin e Europës, nga përfaqësuesit më të lartë të këtij institucioni të rëndësishëm u tha pa asnjë ekuivok se demokracia në Shqipëri nuk ka kthim prapa (kushdo mund të lexojë për këtë gazetën “Rilindja Demokratike”, ku pas pyetjes se kryeredaktorit të saj, zoti Martinez në zyrën e tij dha konsideratën e mësipërme). Kjo do të thoshte që Europa nuk kishte më asnjë rezervë për ecurjen përpara të demokracisë shqiptare, pavarësisht se cila forcë politike mund të vijë në pushtet në zgjedhjet e ardhshme me votën e lirë të popullit. Pas këtyre deklarimeve, propaganda së partisë në pushtet për pak kohë i ra pendet. Dhe fakt është që gjatë gjithë verës ajo pothuajse nuk u mor me këtë slogan bajat. Tani së fundi, nxitur nga vizita e Presidentit Berisha në SHBA, doli dikush një kongresmen amerikan dhe foli për të ashtuquajturin rrezik të kthimit të komunizmit në pushtet në Shqipëri. Menjëherë ai u quajt mik i madh i Shqipërisë nga qeveritarët tanë më të lartë. Këto ditë u gjet edhe një gjerman, drejtues i një fondacioni, i cili bëri të njëjtën deklaratë dhe u pa rezerva edhe ai po quhet mik i shquar i Shqipërisë, madje i kombit tonë indonjëherë deri para ardhjes së tij në Tiranë ndoshta nuk e ka ditur ku binte në hartë Shqipëria. Së fundi, neofashisti italian Fini citohet të ketë thënë diçka të ngjashme për këtë temë. Nuk thonë kot që historia përsëritet herë në formën e tragjedisë dhe herë të komedisë. A nuk u ngjajnë këta miq, “miqve” të dikurshëm të Enver Hoxhës, të cilët vakancat e përvitshme në Shqipëri i shpërblenin me deklarata kuturu për marshimin e socializmit fitimtar në vendin e shqiponjave? Zyrtarët tanë përpara se të trembin njerëzit me gogolin e rikthimit të komunistëve në pushtet, duhet të përgjigjen qartë: A janë dakort ata me vlerësimet e institucioneve dhe kancelarive më të rëndësishme ndërkombëtare se demokracia në Shqipëri nuk ka kthim prapa?
Martinez Almirantes Enver Hoxhës Xhanfranko Fini Shqipëri Europë SHBA Tiranë

Ende s'ka mbërritur fondi i emergjencës

Kronike pas permbytjes se paralajmeruar nga indiferenca e qeverise Faqe 7

A do ta firmosë Presidenti Berisha ligjin “Për genocidin”?

Nëse sot në Shqipëri nuk ka gjykatës që të gjykojë kushtetutshmërinë e firmave të Berishës kjo nuk ka ndodhur dje në Strasburg. Por nëse në këtë rast përgjegjësia është individuale pasojat janë kolektive. Firma e Berishës në Ligjin “Për genocidin” dhe propozimet e tij për shkarkimin e Kryetarit të Kasacionit efektin do ta japin mbi shqiptarët. Faqe 3
Almirantes Shqipëri Strasburg

Karta e djegur - Fini

- Në Shqipëri nuk fitohen vota me neofashistë Luan M. Rama Nuk është çudi që kryetari i “Aleancës Nacionale” të Italisë, pasardhëse e Movimentos Sociale të Almirantes, Xhanfranko Fini vjen në Shqipëri i ftuar nga Partia Demokratike dhe deklarohet pro saj. Duke qenë lideri i një partie të djathtë, është krejt normale që italiani pa ndonjë peshë dhe përkrahje kuishefarë në vendin e tij të përkrahë edhe këtu homologët e vet. Ndërkaq, është shumë e çuditshme, madje d[i]si e lajthitur dhe po aq e dështuar përpjekja e tij për të komentuar të majtën shqiptare dhe Partinë Socialiste, teksa iu drejtohet shqiptarëve me fjalët: “Rikthimi i ish komunistëve në pushtet do të sillte destabilizim jo vetëm për Shqipërinë”. Se cilët janë socialistët, shqiptarët nuk kanë pritur ta mësojnë nga Fini dhe as nga ndonjë tjetër i kallëpit të tij që ka qenë më parë këtu dhe që mund të vijë në të ardhmen. Forca më e organizuar në vend, partia më e madhe opozitare me përkrahje dhe reputacionin gjithnjë në rritje ka bërë vend në elektoratin shqiptar me fizionominë e vet të spikatur, me qëndrimet realiste dhe të matura, me alternativat progresiste (vijon në faqen 2) Fini: Ja kush jemi ne...
Luan M. Rama Almirantes Xhanfranko Fini Shqipëri Itali