Sot më shumë se kurrë kërkohet: Ndërgjegjësim, përkushtim, vendosmëri dhe veprim demokratik
Nga mbledhja e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues: Partia Socialiste e vendosur drejt pushtetit
Kronikë
“Të luftojmë për të çmontuar strategjinë e tensioneve të PD-së, te njohim e te djegim skenaret e Berishës.”
“Të luftojmë për të çmontuar strategjinë e tensioneve të PD-së, te njohim e te djegim skenaret e Berishës.
Mjeti: Ofensiva elektorale perfundimtare. Aksioni politik ne mbrojtje te demokracisë, të të drejtave e lirive të njeriut, të opozitës është “vendimtar”. Të zgjedhurit socialiste - përfaqësues të pjesës më të madhe të elektoratit shqiptar- kanë dalë dje me kete mesazh nga mbledhja e tyre jashterradhe mbajtur ne Seline Qëndrore ne Tiranë. “Që sot ne duhet ta quajme veten ne situate elektorale. Të gjitha përpjekjet e Meksit, Berishës jane ne funksion te zgjedhjeve të ardhshme. Ligji “Për genocidin”, ligji “Për disa ndryshime ne buxhet”, ligji i ri elektoral që po pergatitet, jane pikerisht ne funksion te ketij qëllimi” - zëvendessekretari i PSSH profesor Servet Pëllumbi eshte shprehur keshtu dje para forumit te larte socialist dhe i ka propozuar me pas atij “krijimin e nje Komisioni Qendror të Zgjedhjeve” që veç të tjerave do te paraqesë projekt platformen elektorale socialiste si dhe kriteret per kandidatet socialiste.
Keshtu që nga 13 tetori i ketij viti- dite kur Komiteti Drejtues i PSSH do te vendose per propozimet- Partia me e madhe shqiptare do te funksionoje si nje organizem unik elektoral me te vetmin synim: fitoren e zgjedhjeve te ardhshme. Diskutantët e shumte kane folur dje ne funksion te ketij qellimi te përcaktuar jo si qëllim ne vetvete por si mision për çuarjen me tej te proceseve demokratike ne vend. “Ne rrethana të tilla ne jemi forca kryesore politike që mund te cojme me perpara proceset demokratike e te shpetojme vendin nga kolapsi ku e ka futur PD-ja e Berishës. Objektivisht na ngarkohet nje mision i tillë, PD-ja humbi shansin që i dha elektorati”- tha dje zvendessekretari i PSSH. Për te perballuar kete mision te zgjedhurit socialiste jane shprehur dje per ngritjen e punes se Partise ne nivelin me te larte. Për kete qellim forumit me te larte socialist iu paraqit dje propozimi per thirrjen e Kongresit elektoral te PSSH i cili do te miratoje platformen elektorale socialiste dhe kandidatet socialiste. Çdo gje eshte skicuar dje dhe duket se pas dy-javesh do te merret votebesimi ne nje lloj seance të veçantë. Votebesimi fitoreis elektorale. Nderkohe xhiro socialiste paraelektorale do te nise qe javen tjeter, te henen, kur socialistet durrsake do te mblidhen ne nje miting ne Pallatin e Sportit.
(vijon në faqen 2)
Mitingjet e protestët - mjet legal e demokratik për të mbrojtur liritë dhe të drejtat kushtetuese
Ligji për genocidin është antikushtetues dhe prek thelbin e pluralizmit
- Intervistë e Dr.Prof. Rexhep Mejdani dhene radios BBC -
-Në planin politik, demokracia dhe hapesira demokratike mori një goditje te konsiderueshme ne luften personale brenda vetë Partisë Demokratike. Megallomania e fitimtarit, e mospranimit të humbjes, pas te papriturave në zgjedhjet për pushtetin lokal u pasqyrua me përjashtimin nga partia te grupit komunist, ndersa pas dështimit të Referendumit, në dobësimin dhe izolimin e plotë të krahut selemist. Një goditje tjetër politike për demokracinë ishte dhe burgosja me nje procedurë te përshpejtuar e liderit socialist që e tensionoi ne kulm jetën politike shqiptare. Po ashtu, sulmet pa skrupull dhe te mbarsura me shpifje kundër udhëheqësve të tjerë të partive opozitare, ishin pjesë e këtij skenari kurrës te demokracisë. Teza e lashtë romake “përça e sundo” gjen te trajten e saj originale ne dykopje-zimin e disa partive e shoqatave, madje edhe të shqiptarëve te Trosp-jeterit në Maqedoni.
Faqe 3
Etnocid mbi identitetin shqiptar
Faqe 12
Do të mbahet Kongresi paraelektoral i Partisë Socialiste
Komunikatë për shtyp e KPD të Partisë Socialiste
Komiteti i Pergjithshem Drejtues i Partisë Socialiste zhvilloi mbledhjen e tij jashte radhes, me daten 29 shtator, per te shqyrtuar situaten e sotme politike ne vend.
Pasi diskutoi me fryme realiste dhe me preokupim te veçante të gjitha zhvillimet e fundit;
Pasi vlerësoi qëndrimet politike te Kryesise dhe te grupit parlamentar te PS;
Pasi denoncoi antidemokratike veprimet e pushtetit berishjan kunder pavaresise se organeve gjyqesore dhe synimet e drejtpërdrejta kunder kryetarit te PS Fatos Nano;
Pasi theksoi se politikes konfliktuale dhe destabilizuese si dhe veprimeve antiligjore te shtetit dhe maxhorances kunder opozites, i kundervihermi me besimin e popullit ne alternativet tona;
Komiteti i Pergjithshem Drejtues i PS vendosi:
Brenda dy javesh te ardhshme te zhvillohen takime e konsultime te gjera me te gjitha strukturat e nivelet e Partisë e te simpatizanteve te saj dhe me 13 tetor 1995 te rimblidhet Komiteti i Pergjithshem per te vendosur mbi keto çështje:
1.Ngritjen e Komisionit Qendror Elektoral te PS.
2.Thirrjen e Kongresit paraelektoral te saj ne te cilin do te diskutohet dhe aprovohet platforma dhe programi elektoral dhe kandidaturat e PS per zgjedhjet e ardhshme.
3.Te percaktohet harta elektorale dhe komisionet e rretheve e te zonave.
4.Rritja e efikasitetit te punes te strukturave drejtuese dhe permiresimi organizativ i tyre.
5.Shqyrtimi i mundesive politike për aleancat parazgjedhore dhe paszgjedhore.
6.Evidentimi dhe organizimi me efikas i mbeshtetjes nderkombare te PS gjatë fushatës elektorale.
Servet Pëllumbi:
"Të luftojmë për të çmontuar strategjinë e tensioneve të PD-së, te njohim e te djegim skenaret e Berishës"
Lexoni në faqet 2 - 3
Roli i kulturës në Shqipërinë e sotme
Nga SEJFULLA MALËSHOVA
Faqe 13