Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E enjte 19.10.1995

Berisha pa asnjë aleat

Jane 13 parti te te gjithe spektrit politik shqiptar qe bashkohen per mbrojtjen e ligjit ekzistues te zgjedhjeve Partia Demokratike qe mburret se ka miq ane e mbane botes ,qe falen nate e dite per fitoren e Berishes ne zgjedhje-brenda vendit gjendet e vetmuar dhe pa asnje aleat. .Me disa permiresime,keto parti e konsiderojne ligjin aktual si nje ligj modern,demokratik dhe te pershtatshem per vendin tone. Ky qendrim i perbashket i 13 partive politike u arrit me konsensus pas nje diskutimi te tyre ne tavolinen e rrumbullakte. Ne takim ishin te ftuar edhe perfaqesues te Partise Demokratike te cilet me pretekstin se nuk ishin te pergatitur te shfaqnin mendime per ligjin ,nuk moren pjese ne tavolinen e rrumbullakte. Vetem Laço i ka mbetur..... Ne faqen 3: Kronike nga konferenca e shtypit e z.Sabri Godos dhe deklarata e perbashket e 13 partive politike
Laço Sabri Godos Berishes Shqiptar

Forca e socialisteve

Editorial Mbledhja e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste është një ngjarje e rëndësishme politike në jetën e saj, sepse sa më shumë kohë që kalon aq më shumë socialistët po bindën se e ardhmja u takon atyre. Janë alternativat i bindëse që i ka parashtruar elektoratit kjo parti,faktori kryesor që ajo është kthyer sot në një parti moderne të tipit socialdemokrat perëndimor, e cila në luftën e ndershme elektorale për pushtet gëzon besimin e pjesës më të madhe të popullit. Që këtej buron optimizmi se kurdo që të dekretohen zgjedhjet,PS do ta shohë veten me votën e lirë të popullit si forcë qeverisëse. Ja përse kjo mbledhje shënoi një moment tepër serioz në jetën e saj.Ja përse kjo mbledhje tërhoqi edhe vëmendjen e opinionit publik të vendit, i cili kërkon të dijë ç'bën PS-ja,kur di si merr pjesë ajo në lojën elektorale. Duke iu përgjigjur këtyre kërkesave të elektoratit, mbledhja e pardjeshme e KPD të PS vendosi thirrjen e Kongresit të Partisë pas dekretimit të fushatës elektorale. Loja e PD-së dhe e Presidentit Berisha është që duke patur në dorë dekretimin e fushatës, ta hidhnin Partinë Socialiste në aventurë, ta lodhnin në luftën politike, t'i shtërnin obsesionet e saj,të frikësonin elektoratin socialist. Një parti si PS-ja që është në gjendje të thërrasë në çdo kohë Kongresin e saj,Forumin më të lartë që e drejton,nuk ka ardhur në politikë për t'u nënshtuar lojës së macës me miun që luajnë pushtetarët aktualë në Shqipëri. Përkundrazi, është Partia Demokratike, e cila , e përcarë keqas, për interesa personale e klanesh, jo vetëm që gjatë gjithë këtij viti të fundit të mandatit të saj pushtetar nuk ka kryer të ligjshëm,por është e detyruar të bëjë operacione të thella në trupin e saj të drobitur nga korrupsioni dhe shpërdorimi i pushtetit, e megjithatë kongresi apo kuvendi i saj kombëtar nuk e mbledh që nuk e mbledh dot. Në demokraci jeta politike bëhet si në pëllëmbë të dorës. Elektorati të gjykon çdo ditë,ndan grurin nga egjra, fjalët nga veprat, dallon seriozitetin në çdo hap qe hedhin socialistët nga loja perjane aventureske e kundërshtarëve të saj politikë. Në mbledhjen e fundit të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PSSH-së u miratua Komisioni Qëndror Elektoral si me (vijon ne faqen 3)
Laço Shqipëri

Kozmetikë dhe kortezi politike

Vizitat e fundit te Berishes më shume ishin nje tentative per te pudrosur imazhin e vrenosur te Partisë ne pushtet me dimensionin evropian, ndonse tejete e vonuar. Ne vend te suksesit te vertete, gjate atyre vizitave u pa me shume pompë e kozmetike politike e tipit pederist si dhe kortezi tipike perendimore që do aq bukur te thote "Jo"-ne e saj te menduar mire. Faqe 4
Fatmir Shehu

Komiteti Shqiptari i Helsinkit shprehet për një debat politik të kulturuar

Faqe 4

Genocidi dhe Sali Berisha

Shkruan një deputet i parlamentit te Kosoves Demokratet e Sali Berishes, per kualifikimin e se kaluares, duhet t emarrin shembull nga levizja politike dhe kombetare e shqiptareve te Kosoves Faqe 11
Sali Berisha Kosovë