Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E premte 10.11.1995

Shteti shqiptar ka kombinuar masat për mbajtjen e Fatos Nanos në burg

-Zef Nika nenkryetar i Gjykates se Kasacionit: Brenda ketij muaji do te gjykojme "Çeshtjen Nano" -Perparim Sanxhaku avokat i Kryetarit te PSSH Fatos Nano: Gjykata mbron interesat e shtetit më me zell sesa Prokuroria Namik Dokle: “Fatos Nano mbahet në burg për ato arsye që e detyruan këtë shtet të fuste në burg. Nano u burgos kur kërkoi dorëheqjen e qeverisë së paaftë të dështuar të Meksit, dhe kur sëbashku me deputetët socialistë denoncuan skandalin Arsidi. Ky skandal është çështje hajdutësh por edhe dekorate, të cilën e dhuroi Nikola Arsidi. Paratë e shqiptarëve i kanë hajdutërr ndërsa dekoratën kryetari i shtetit” Lexoni ne faqen 3
Fatos Nano Zef Nika Perparim Sanxhaku Namik Dokle Meksi Meksit

Konferencë e Fondacionit Friedrich Hebert

Me ftesë të Fondacionit Friedrich Hebert të Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, u nis për në Republikën Federale të Gjermanisë deputeti i PS Bashkim Zeneli, nënkryetar i komisionit të politikës së jashtme të Kuvendit Popullor, i cili do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare mbi zhvillimet politike dhe sociale në vendet e Europës Lindore dhe Qendrore. Korresp. i “Zërit i Popullit”
Bashkim Zeneli Gjermani Republikën Federale Të Gjermanisë Europës Lindore Dhe Qendrore

Pyetje pa përgjigje: Perse heshti Azem Hajdari pas akuzave per vrasje?...

Pyetje pa përgjigje: Perse heshti Azem Hajdari pas akuzave per vrasje?... -Kush fshihej pas sulmeve te RD-se kunder tij? Çfare dinte ata qe e sulmuan atë? A kishin akuzat kunder Azemit lidhje me vrasjet e dy prillit, date ne te cilen ai eshte ndodhur ne Shkoder?...
Azem Hajdari Azemit Shkodër

Ne prag te katastrofes energjitike Shteti - borxhliu me i madh i energjitikes

Ne prag te katastrofes energjitike Shteti - borxhliu me i madh i energjitikes -Ndermarrjet shteterore, kryesisht ato minerare dhe energjitike i detyrohen Korporates elektroenergjitike rreth 30 miliarde leke Faqen 4

Takim me Dritero Agollin

Diten e premte me 10.11.1995- ora 10.00 ne sallën e Partise Socialiste Federata Sindikale e nenpunesve e pensionisteve te Shqiperise organizon nje takim me shkrimtarin Dritero Agolli, deputet ne Kuvendin Popullor dhe anetar i Kryesise se PSSH-se
Dritero Agolli Shqipëri

Njoftim

Njoftohen gazetashitësit e “Zërit te Popullit” ne rrethet e mëposhtme që të paraqiten brenda datës 12 nëntor 1995 për të bërë likuidimet e shitjes së gazetës: - Pogradec (shitësi Arben Shkëmbi) periudha - Gjirokastër " - Rubiku " - Puka " - Përmeti " - Vau Dejës " - Kruja " - Durrës " 16-30 Tetor 1995 - Kopliku " Shtator-Tetor Kush nuk respekton afatin e mësipërm i pritet kontrata. Redaksia
Arben Shkëmbi Pogradec Gjirokastër Rubiku Puka Përmet