Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E premte 17.11.1995

Firma "Shqiponja" eshte Partia Demokratike

Perpjekje per te hequr "tumorin" e rradhes Deri tani është publikuar vetëm fakti që Tritan Shehu, Presidenti i asamblesë së ortakëve dhe njëherësh Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka firmosur kërkesën për mbylljen e firmës së PD-së me emrin “Shqiponja” drejtuar gjykatës së faktit në Tiranë. Çfarë domethënie ka një hap i tillë? Dhe përse u ndërmor pikërisht tani, kur era e naftës së “Shqiponjës” ka kohë që kundërmon gjithandej?... Tritan Shehu dhe ata që fshihen pas firmës së tij mbase kanë menduar që të heqin nga trupi i sëmurë i PD-së “tumorin” e rradhës, me shpresë se ajo do të jetë në gjendje të rigjenerohet në vigjilje të fushatës elektorale. Mirëpo më sa duket ka në harruar që në sallën e operacionit mungon energjia elektrike, dhe në përpjekjet e dështuara dhe po aq të dëshpëruara, në vend që ta përmirësojnë gjendjen e të sëmurit, e kanë përkeqësuar atë shumë më tepër. Ndryshe nuk ka si të shpjegohet heshtja informative e “RD-së” dhe organeve të tjera shtetërore, për vendimin më të fundit të Asamblesë së Ortakëve. “Mbyllja” e firmës “Shqiponja” nuk është e papritur. Madje ajo është e përfolur shumë kohë më parë, pikërisht që atë ditë kur u dha urdhëri për bllokimin e llogarive të saj, pikërisht atëherë kur u bë ndryshimet e stafit, atëherë kur u parapërgatit “korrektimi” i dokumentacionit dhe asgjësimi i mundshëm pjesë-pjesë. Mirëpo naivët e gjorë harrojnë se vërtet mund të firmosësh mbylljen e një firme të korruptuar dhe të implikuar keqas, por kjo nuk do të thotë se ke mbyllur dosjen e madhe të korrupsionit dhe vjedhjeve masive në kurriz të pasurisë kombëtare, harrojnë se nuk mund të mbyllet dosja e kontrabandës së karburanteve dhe trafikut të armëve. Bosnja nuk është larg, Viktimat e saj i akuzojnë, ashtu siç akuzon Kosova që mbahet e robëruar nga makina ushtarake serbe që ushqehet edhe me naftën që shkon nga Shqipëria. Mund të firmosësh mbylljen e një firme të korruptuar dhe të implikuar keqas, por kjo nuk do të thotë se ke mbyllur dosjen e madhe të korrupsionit dhe vjedhjeve masive në kurriz të pasurisë kombëtare, nuk do të thotë se ke mbyllur dosjet e kontrabandës së karburanteve dhe trafikut të armëve.
Tritan Shehu Tiranë Bosnja Kosovë Shqipëri

PS eshte per privatizim relativisht te shpejte dhe te qendrueshem

Partia Socialiste pergatit programin elektoral -Fakte qe s’kane nevoje per koment Nga 50 ndermarrje qe bejne pjese ne sistemin e ministrise se industrise jane privatizuar vetem 12; nga 42 te sistemit te ndertimit jane privatizuar 9; nga 13 te bujqesise dhe ushqimit jane privatizuar 4 etj. -Zvarritje te qellimshme te procesit te privatizimit ne Tirane -Nga 109 ndermarrje te vogla dhe te mesme ne vartesi te Bashkise jane privatizuar vetem 27 ose 25 perqind e tyre. -Me kete “shpejtesi” ky proces do te perfundoje afer vitit 2000! -Qeveria Meksi ua jep bare restorant “Drini” 3 ushtarakeve te sistemit te policise dhe nje punonjësi te vet. -Kapitali i huaj - i perjashtuar nga procesi i privatizimit. Lexoni ne faqen 4
Meksi Tiranë

Oskar Lafonten lider i ri i PSD

Foto: Reuters Ish kryetari i PSD te Gjermanise Rudolf Sharping (m) uron Oskar Lafonten i cili u zgjodh dje kryetari i ri i PSD Demokraci sociale-ekonomikisht më të fortë Siç kemi njoftuar lexuesit në Kongresin e PSD të Gjermanisë mori pjesë dhe një delegacion i Partisë Socialiste të Shqipërisë i kryesuar nga zëvendëssekretari i saj Dr. Servet Pëllumbi. Në ditën e parë fjalën e mori edhe lideri i PSD Gjermane Rudolf Sharping në të cilën mesazhi kryesor i tij ishte “Të ardhmen do ta fitojmë”. “Ne do punojmë më tepër për demokraci sociale”. Sot ne socialdemokratët apelojmë për vendosjen dhe ruajtjen e paqes tha ai, e cila nuk eksportohet, por vendoset dhe duhet të ruhet nga njerëzit lokalë të aqajtë bazën e fuqishme së Partisë. Duke iu përgjigjur zërave për rënie të socialdemokracisë, ai theksoi se “Ne tani kemi rilindjen tonë”. Gjatë qëndrimit në Gjermani delegacioni i PSSH ka zhvilluar takime të shumta me liderë të PSD Gjermane e të Partive Socialiste të Europës. Midis të tjerave delegacioni i PSSH zhvilloi takime të veçanta me Sekretarin e Përgjithshëm të PSD Gjermane z.Gynter Verlojken dhe Nënkryetaren e PSD Gjermane Herta Gemelin. Në këto takime u bisedua kryesisht rreth situatës së vështirë politike në Shqipëri dhe zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy partive. Takim të veçantë delegacioni i PSSH zhvilloi me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste të Europës PS z. Zhan Fransua Vallin i cili shprehu solidaritetin e tij me PSSH dhe kryetarin e saj Fatos Nano duke u angazhuar për një mbështetje më konkrete në të ardhmen. Zyra e Shtypit dhe Informacionit të PSSH-së
Oskar Lafonten Rudolf Sharping Servet Pëllumbi Gynter Verlojken Herta Gemelin Gjermani Shqipëri Europë

Meksi zbuluar përballë kushtetutës

Kur një grup deputetësh socialiste shkoi në Këshillin e Ministrave për t’u njohur me diskutimin e ligjit 7984 i cili shërbeu për mbajtjen me tej në burg të liderit socialist Fatos Nano, nuk u gjend asnjë shënim asnjë dokument për të provuar se kush ka bërë propozimin dhe cila ka qenë fryma e debatit. Lexoni ne faqen 3
Meksi Fatos Nano