"Unë pashë vdekjen me sy"
Kronikë e dhimbjes nga tragjedia e Adriatikut: Flet dëshmitari okular
Intervista, komente, foto, statistika, dëshmi mbi ferrin dhe morgun detar
...Një zhurmë e tmerrshme dhe së bashku me nja 10-15 të tjerë e kam parë veten në ajër. Kam ndjerë një goditje të tmerrshme në bark, mbase nga presioni i ujit dhe jam përmendur në det. Kur erdha në vete, hoqa rrobat që më kishin mbetur ne trup dhe fillova të notoj. Nuk di se sa kam notuar por mbaj mend që duart e mia u kapën nga duar të tjera. Nuk di kush më kapi, nuk di kush me dha ndihmë. Jam përmendur pas dy orësh. Më dhëmbin e shpirti kur ne[sic] s'kafë kam parë shumë pak veta... Thirra fort:
-Cuna, jepini gomones se do shpëtojmë-Pashë orën.Ishte tre pa çerek e natës. Dallgët ishin të mëdha. Kapa një litar, e lidha rreth vetes dhe me një dorë të gomones. Mendja më punonte por forcat po më linin. Nuk mbaj mend asgjë...
Lavdërim Balliu pranë familjes,
pasi shpëtoi nga vdekja, Gose e
Vogël 6.12.1995
Dhimbje e lot në Rrogozhinë
U ndodhëm pardje mes dhimbjes për të marrë një pjesë të saj e për ta shpërndarë në çdo vatër shqiptare. Fati i katër varreve të hapur të Rrogozhinës mund të përsëritet nesër, ashtu siç ka ndodhur edhe më parë.Mallkuar kurbeti! Na duhet jeta. E duam jetën... Duhet ta ruajmë të gjithë...
Një valle dhe një jetë
e prerë në mes
Shiheni me vëmendje sa këtë foto. Në shtëpinë e Agron Dajës ka valle. Është 19 nëntori i këtij viti. Agroni heq vallen së bashku me të shoqen. Shtëpia dhe fisi Daja kanë dasëm. Por vetëm 11 ditë. Sepse tragjedia e Otrantos solli edhe në këtë shtëpi dhimbjen e madhe të humbjes së Agronit i cili ishte vetëm 30 vjeç...
Më gjerësisht për gjithçka ka ndodhur në brigjet italiane me refugjatët shqiptarë, lexoni në faqet 4-5
Lavdërim Balliu pranë familjes, pasi shpëtoi nga vdekja, Gose e Vogël 6.12.1995