Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E shtunë 23.12.1995

23 mars 1996 - Kongresi i dytë i PSSH

E majta do të fitojë edhe në Shqipëri Dr. Servet Pëllumbi: "Partia socialiste ofron një alternativë pozitive, të majtë për nxjerrjen e vendit nga kriza dhe futjen e tij në rrugën e një zhvillimi normal"... Dje në Tiranë, nën drejtimin e zëvendës kryetarit të Partisë Socialiste doktor Servet Pëllumbit u zhvillua mbledhja e KP Drejtues të Partisë. Në rendin e ditës ishin dy çështje: 1-Diskutimi rreth projekt programit elektoral të Partisë Socialiste, 2-Miratimi i kritereve të propozimit të kandidatëve për deputet dhe për përfaqësuesit e pushtetit lokal për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale. Në fjalën e hyrjes doktor Servet Pëllumbi theksoi rëndësinë e punës së Partisë në situatën aktuale dhe veçanërisht rëndësinë e programit elektoral dhe kritereve të përzgjedhjes së kandidatëve. Më pas u kalua në diskutime rreth përmbajtjes së materialit të paraqitur nga Kryesia e Partisë i cili përbën boshtin e programit të ardhshëm elektoral. Diskutuan mbi 15 anëtarë të KP Drejtues. Komiteti i Përgjithshëm Drejtues vendosi: 23 Mars 1996 - Kongresi i dytë i Partisë Socialiste të Shqipërisë -Kongresi do të miratojë programin elektoral dhe kandidatët për deputetë -Brenda janarit do të përfundojnë Konferencat e Partisë Socialiste në rrethe. -Miratohet komisioni për përpunimin e programit elektoral -Për çdo zonë elektorale do të propozohen 3 kandidatura -Kandidatët për deputetë do të deklarojnë pasurinë e tyre dhe burimet e saj. Lexoni në faqen 3 Dr. Servet Pëllumbi; Komiteti i Përgjithshëm Drejtues vendosi: 23 Mars 1996 - Kongresi i dytë i Partisë Socialiste të Shqipërisë
Servet Pëllumbi Tiranë Shqipëri

Parlament apo instrument?...

Parlamenti shqiptar është shndërruar në një aparat shtesë i administratës dhe i PD çka do të thotë se deri nuk ik është nëpërkëmbur thjeshtësisht por i ka humbur përfundimisht. Nga Neshat Tozaj Faqe 2
Neshat Tozaj Shqiptar

Mesazh urimi

Zotit Franc Vranicki Kryetar i Partisë Social-Demokrate Vjenë-Austri I nderuar Zoti Vranicki Fitorja bindëse e PSD Austriake në zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit të këtij viti është mirëpritur dhe përshëndetur edhe nga të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Socialiste si dhe gjithë forcat e tjera progresive shqiptare. Kjo është dëshmi tjetër e epërsisë dhe vitalitetit të alternativës social-demokrate austriake, pjesë përbërëse dhe aktive e lëvizjes ndërkombëtare socialiste. Ajo përbën njëkohësisht dhe një inkurajim të madh për forcat e tjera social-demokrate dhe socialiste në Evropën Qëndrore dhe Lindore si dhe Partinë Socialiste Shqiptare. Me lejoni që me këtë rast, në emër të Kryesisë së PSSH dhe të Kryetarit të saj të burgosur politik Fatos Nano, t'ju shpreh Juve dhe të gjithë liderëve, anëtarëve dhe simpatizantëve të PSD Austriake përgëzimet më të sinqerta për këtë fitore të bujshme. Shfrytëzojmë rastin për të shprehur bindjen tonë se marrëdhëniet e mirëkuptimit, dialogut dhe të mbështetjes reciproke që kanë ardhur vazhdimisht duke u forcuar ndërmjet dy partive tona motra, do të ngrihen në nivele edhe më të larta, në të mirë të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë miq. Përshëndetja njësosur DR. SERVET PËLLUMBI Zëvendëskryetar i PSSH Tiranë, 22 dhjetor 1995
Franc Vranicki Fatos Nano Servet Pëllumbi Vjenë Austri Evropën Qëndrore Dhe Lindore Tiranë