09/01/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

9 janar 1996

Berisha “vjedh” programin e opozites

Berisha:"Një lugë supë më shumë" për të varfërit që të na japin votat” PROGRAMI I PARTISË SOCIALISTE SHQIPERIA Vitin elektoral presidenti i Republikës e filloi me ethet e fushatës së zgjedhjeve. Duke u përpjekur të rritë optimizmin e qeveritarëve të tij me synimin për le t'yre, së bashku me ta, në “historinë” e kapërcyellit të shekujve, ai dha edhe recetat per këtë qëllim. Receta kryesore për të fituar votat në zgjedhjet e ardhshme ishte: Një pjatë më tepër supë për të varfërit, pas kater vjetje uri, për të marrë si kompensim votën e tyre. Kështu mund të kuptohet porosia e Berishës dhënë ekipit qeveritar në mbledhjen e tij të fillimvitit të vitit, për “rritjen dhe konsolidimin e dimensionit social si objektiv madhor i programit tonë të ardhshëm”, “rritja e pensioneve dhe pagave të kategorive të ulta, identifikimi i zonave dhe i grupeve më të varfra, hartimi i projekteve për t’u ardhur në ndihmë atyre, punësimi i njerëzve si qëllim kryesor i programit tonë social”, etj, etj. Faqe 3

Romë: takim Fasino-Meta

Zhvillohen më tej marrëdhëniet PS-PDS Me ftesë të Partisë Demokratike të Majtë të Italisë , u nis dje për në Romë Nënkryetari i PS Ilir Meta. Në vizitën njëditore në Romë nënkryetari i PS do të takohet me Sekretarin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të PDS, Piero Fassino. Kjo vizitë pune është vazhdim i kontakteve PS-PDS të zhvilluara në Romë e Tiranë, që i shërbejnë intensifikimit të marrëdhënieve midis dy partive. Zyra e shtypit e Partisë Socialiste

Filloi fushata elektorale

Goditet me levë në kokë gazetari Gjergj Zefi "Qeveria e levave dhe e goditjeve pas krahëve" Shkodra nuk i do mocionistët... Faqe 4

Sigurimi i grurit dhe miellit provokon tregun e bukës

Qeveria federative e ish Jugosllavisë, vendosi të shtunën të bllokojë grurin dhe miellin në drejtim të Shqipërisë Faqe 6

Jeta e Miteranit, historia e Francës

Vdiq ish presidenti francez, Fransua Miteran Lexoni në faqc 12

Ministri i kulturës kundër kulturës

Mbyllet salloni i parë privat i artit në Shqipëri Faqe 4

Gjyq në Durrës kundër agjencisë Teuta

Ish ministri Bitincka i quan dallëndyshe të kapitalizmit shqiptar, Prokuroria i akuzon si vjedhës Faqe 5

Konferencë shtypi e Partisë Socialiste

Ditën e mërkurë datë 10.1.1996, ora 12.00 Partia Socialiste e Shqipërisë organizon në selinë e saj një konferencë shtypi. Ftohen të marrin pjesë gazetarë të organeve të shtypit, radiotelevizionit, agjensive të lajmeve dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri. Zyra e Shtypit dhe Informacionit e PS