10/01/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

10 janar 1996

Romë: Takim ndërmjet PDS dhe PSSH

Në favor të bashkëpunimit me Internacionalen Socialiste Komunikatë për shtyp e PDSI-së Sekretari Ndërkombëtar i PDS Piero Fasino priti sot nënkryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë Ilir Meta. Në këtë takim asistoi dhe Marko Bini, i Departamentit Ndërkombëtar të PDS. Ne qendër të bashkëbisedimit ishin marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë si dhe raportet e bashkëpunimit ndërmjet PDS dhe PSSH. Fasino përshëti impenjimin e plotë të PDS, se Shqipëria jo bën një pjesë përbërëse politikës së jashtme italiane. Nëpërmjet operacionit “Pelikan”, - nënvizoi Fasino, - Italia ndihmoi Shqipërinë në këto vite të fundit për të kapërcyer emergjencën dramatike. Tani duhet mbështetur Tirana që të hyjë në një fazë të vërtetë zhvillimi dhe që Shqipëria të ndërtojë infrastrukturën e saj bazë, të modernizojë bujqësinë dhe tregtinë e saj, të kanalizojë investimet e reja prodhuese dhe të formojë një klasë të re drejtuese. Për këtë qëllim PDS kërkon nga Qeveria Italiane që të shtrojë për diskutim në Parlamentin gjendjen e këtyre marrëdhënieve midis këtyre dy vendeve dhe në këtë kuptim propozon që Italia të jetë aktive në tre drejtime: mbartimi i një programi për një partneritet të fuqishëm italo-shqiptar për fushat kryesore të veprimtarisë ekonomike dhe infrastrukturore; mbështetja e Italisë për asociimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian; krijimi i një Grupi (Task-force) të posaçëm për realizimin e këtyre objektivave. Gjatë takimit PDS, që ka raporte permanente me Partinë Social-Demokrate të Shqipërisë, manifestoi interesimin e saj për të intensifikuar marrëdhëniet me Partinë Socialiste të Shqipërisë në favor të bashkëpunimit progresiv të saj me Internacionalen Socialiste. Romë, 8 janar 1996 Piero Fasino, shefi i marrëdhënieve me jashtë i PDS-së dhe bashkëkryetar për Europën Qendrore e Lindore i Internacionales Socialiste dhe Nënkryetari i PSSH Ilir Meta. Intervistë e nënkryetarit dhe shefit për marrëdhënie me jashtë të PSSH Ilir Meta Faqe 3

Mesazh ngushëllimi i PSSH drejtuar Partisë socialiste franceze

Faqe 3 Mesazh ngushëllimi i PSSH drejtuar Partisë socialiste franceze

Alternativa antiberishë e Berishës

Lexoni në faqen 4

Tiranë: 9800 familje pa strehë

Me këto ritme duhen 25 vjet për të plotësuar kërkesat Për vitin 1996 vetëm 100 apartamente banimi për Entin kombëtar të banesave Faqe 6

Tryezë e rrumbullakët e 14 partive politike

PD e vetme kundër të gjithëve Faqe 2 Liderët e 14 partive politike shqiptare të mbledhur dje në tryezën e dytë të rrumbullakët për ligjin elektoral

Elbasan: 22700 persona nën nivelin zyrtar të varfërisë

Papunësia, plagë e hapur e "Nivelit zero" Faqe 7

T'i paraprijmë asaj që do të ndodhë në të ardhmen

25 familje me në krye kryetarin e PD-së kanë zaptuar tokat Lexoni në faqen 8

Konferencë shtypi e Partisë Socialiste

Sot më datë 10.1.1996, ora 12.00 Partia Socialiste e Shqipërisë organizon në selinë e saj një konferencë shtypi. Ftohen të marrin pjesë gazetarët e organeve të shtypit, radio-televizionit, agjensitë të lajmeve dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri. Zyra e Shtypit dhe Informacionit e PS

Arrestohen edhe 5 ish funksionarë të tjerë të lartë

Faqe 5