Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E shtunë 13.1.1996

Tronditje në tregun e bukës

Vështirësitë në furnizimin me bukë akuzë për euforinë qeveritare Shqetësimi i ditës: Krahas uljes së sipërfaqes së mbjellë me grurë, rendimenti ka rënë rreth 30%. Një kilogram miell buke mbi 300 lekë. Fermeri ndihet i braktisur nga shteti. Lexoni në faqen 2

Berisha heq dorë nga institucioni i Presidentit?!

Sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë Berisha heq dorë nga institu- cioni i Presidentit?! Zoti Sali Berisha merr sot në dorë ligjalisht drejtimin e Partisë Demokratike, parti së [?] në këto katër vjet pati Qeverinë. Në mbledhje e kryesisë së kësaj partie, mbajtur vetëm tre ditë më parë, ka vendosur mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PDSH-j zgjeruar - i cili së bashku me kryetarët, sekretarët e PD-së, kryetarët e FRPD-së, deputetët, kryetarët e LGSH-së, kryetarët e bashkive e këshillave të rretheve, prefektët, do t'i dorëzojnë sot presidentit Berisha udhëheqjen e partisë, të paktën deri në rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme. Faqe 3
Sali Berisha

Fitorja në zgjedhje - detyrë parësore e të gjitha strukturave të Partisë Socialiste

Drejtuesit kryesorë të PSSH-së në takime zonale me drejtuesit e Partisë në rrethe Korçë: Namik Dokle: Jemi të vetëdijshëm se në zgjedhjet e ardhshme do të ndeshemi jo me PD-në, por me shtetin që ka SHIK-un, rendin dhe paratë pa kursim. Por fitorja e Partisë Socialiste është e pashmangshme Lezhë: Luan Hajdaraga: Ne do ta mundim PD-në se me alternativat konkrete kemi bërë për vete shumicën e popullit, të cilin PD-ja e mashtroi dhe e zhgënjeu gjatë mandatit të saj. Gjirokastër: Ilir Meta: E drejta e propozimit të respektohet në gjithë partinë, me qëllim që të zgjidhen personalitete të aftë e të besueshëm për të përligjur përkrahjen e madhe të popullit. Lexoni në faqen 2
Namik Dokle Luan Hajdaraga Ilir Meta Korçë Lezhë Gjirokastër