22/02/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

22 shkurt 1996

“Çifligarët e rinj” të Partisë Demokratike

18126 metra katrorë tokë, 24 magazina - u bë në pronë e Rushen dhe Tomorr Golemit Zhvlerësime të qëllimta të pasurisë shtetërore me mbi 1 milion dollarë në fabrikën e cigareve në Durrës Vazhdon greva e 700 Zyrat imobilare e kanë vlerësuar çmimin e tokës në këtë zonë 60 dollarë metrin katror. Pra 1 milion dollarë

Vazhdon greva e 700 punonjësve të Fabrikës së cigareve Durrës

. Faqe 3

Pushteti i Berishës konstant kundër lirisë së shtypit

Një shoqatë fantazëm si Lidhja e Gazetarëve kundëre është gjendur në krah të pushtetit duke u bërë strumbullar i tensioneve dhe presioneve ndaj fjalës së lirë. Anëtarët e kësaj e ashtuquajtur Lidhje gazetarësh nuk ka bërë ndonjë deklaratë që të denoncojë ndonjë akt të pushtetit dhe me deklaratat e saj skandaloze përpiqet që të krijojë përshtypjen se janë qeveritarët të kërcënuar nga shtypi! Faqe 5

Tropojë: Mospërfillim i lartë ndaj institucioneve politike

- Në Tropojë ekzistojnë degë të ndryshme politike, si PS, PD, PSD, PAD, P. Demokristiane, etj. PS ka 79 organizata partie me mbi 1013 anëtarë. - Në zgjedhjet e 22 marsit 1992 PS fitoi 34.5 % të votave dhe në zgjedhjet për pushtetin lokal të 26 korrikut 1992 45.8 % të votave - Në këshillin e rrethit: PS siguroi 8400 vota PD 8200 PS ka 12 këshilltarë PD ka 11 këshilltarë - Në Bashki PS siguroi 1900 vota PD 1415 PS ka 7 anëtarë në K.Bashkiak ndërsa PD 5 Departamenti i studimeve sociologjike i PS në bashkëpunim me komitetin drejtues të PS Tropojë organizoi gjatë muajve janar shkurt 1996 një testim për nivelin e besimit politik të njerëzve institucioneve politike shqiptare. 42.5% e të anketuarve janë të grupmoshës 18-35 vjeç, 41.2 % të grupmoshës 36 - 55 vjeç dhe vetëm 15.8% të grupmoshës 56 vjeç e lart; 24.5% e të anketuarve janë me arsim 8-vjeçar, 49.1% me arsim të mesëm dhe 25,8% me arsim të lartë. 1. Pyetjes “Qeveria Shqiptare a ka zgjidhur problemet në interesin tuaj”, të anketuarit i janë përgjigjur si më poshtë: Po 17.4% Jo 75.9 % Nuk e di 6.6% 2. Pyetjes: ”A është i pavarur pushteti gjyqësor në Shqipëri?” të anketuarit i janë përgjigjur si më poshtë: Po 13.2% Jo 73.4% Nuk e di 12.8% 3. Pyetjes ”A besoni se parlamenti, qeveria dhe presidenti do të garantojnë zgjedhje të lira Po 18.4% Jo 54.7% Nuk e di 26.5% 4. Pyetjes: ”Nëse zgjedhjet do të bëhen nesër, për cilën parti do të votoni”, të anketuarit janë përgjigjur si më poshtë: PS 59,3% PD 16.5% PSD 7.8% PAD 3.9% P. Demokrist. 2.4% PUK 1.6% LDSH 0.8% Asnjë parti 7.8% Në departamentin e Sociologjisë të PS vazhdon përpunimi i të dhënave për sondazhin lidhur me besimin e elektoratit ndaj institucioneve politike. Tiranë më 21.2.1996