25/02/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

25 shkurt 1996

Frikë spiunësh në Partinë Demokratike

Bashkim Kopliku sposton Meksin dhe kunati i tij Ferdinand Xhaferi merr në dorë frenat e PD-së

Faqe 3 Faqe 24 Përmbledhje në gjuhën angleze e Zërit të popullit

Sfidoni Partinë Demokratike!

Sekretari i Përgjithshëm i PSE-së, Zhan Fransua Valin: Faqe 6

Takim i Partisë Socialiste me ambasadorin francez

Zëvendëskryetari i PS, Dr.Servet Pëllumbi dhe shefi i Departamentit të Informacionit Politik Dr.Kastriot Islami, zhvilluan një takim me ambasadorin e Republikës së Francës në Shqipëri zotin Louis Dominici. Dr.Pëllumbi paraqiti një ekspoze mbi qëndrimin konstant të Partisë Socialiste lidhur me integrimin në Europë dhe në gjithë strukturat euroatlantike. Partia Socialiste është e vendosur të shpejtojë ritmet e këtij integrimi duke i dhënë prioritet ratifikimit të konventave europiane. Në kuadrin e këtij integrimi Partia Socialiste, përmes alternativës së saj, është e vendosur për të luajtur një rol aktiv e stabilizues në rajonin e trazuar të Ballkanit. Gjithashtu u shkëmbyen mendime lidhur me situatën politike në vend në prag të fushatës së zgjedhjeve për ligjin e “genocidit” dhe ligjin e zgjedhjeve. Zoti Pëllumbi konfirmoi qëndrimin e PS për zgjedhje të lira e demokratike dhe alternim pa tensione të pushtetit. Në takim u nënvizua se marrëdhëniet ndërmjet Francës e Shqipërisë janë marrëdhënie midis dy vendeve e dy popujve miq që nuk njohin ngjyrime partiake. Zëdhënësi i Shtypit i PS

Takim në selinë e PSSH

Dje paradite në selinë e PSSH nënkryetari i saj Ilir Meta dhe anëtari i kryesisë Prof. Et’hem Ruka pritën dje në selinë e PSSH-së anëtarin e Sekretariatit të Partisë së Majtë Demokratike, deputetin Marko Picone, ndihmësekretarin ndërkombëtar të Partisë Demokratike të Majtë të Italisë Dr. Marko Biankini dhe përfaqësuesen e Partisë Socialiste Spanjolle Mario Solana. Në këtë takim u bisedua rreth zhvillimeve politike në vend, shqetësimet për ligjin elektoral dhe përpjekjet që bëhen nga partia në pushtet për manipulimin e zgjedhjeve dhe eliminimin e opozitës. Drejtuesit e PS-së vlerësuan mbështetjen që e majta europiane po u jep forcave të majta në Shqipëri dhe rëndësinë e zhvillimit ndërkombëtar të zgjedhjeve. Në këtë takim u bisedua edhe për forcimin e marrëdhënieve të PSSH me Partinë Demokratike të Majtë të Italisë dhe Partinë Socialiste Punëtore Spanjolle. Në takim merrnin pjesë edhe anëtarët e KPD të PSSH Monika Kryemadhi dhe Gjergji Koja.

Shënim i ditës Argumenti zero

Në prag të fushatës së re elektorale, kur pritej që Partia Demokratike të “shpaloste flamurët e fitoreve” që ka korrur gjatë këtyre katër-vjetëve, po ndodh një fenomen që meriton vëmendje: në faqet e gazetës RD dhe në të gjithë propagandën e kësaj partie lufohet me mullinjtë e erës, si në veprën e njohur me famë botërore. Të ashtuquajturat financime serbe, me të cilat po lot shtypi i PD-së prej disa javësh, ku herë përpiqet të implikojë gazetën “KJ” dhe herë Partinë Socialiste, po tregojnë se argumentet në luftën politike të kësaj partie kanë shterruar drejt nivelit zero. Fushata elektorale kështu i ngjet një beteje endë të pafilluar, ku protagonistët në pushtet të saj, me flamurin blu në duar, janë që tani të mundur, sepse fishekët i kanë të lagur. Përse të ndodhë kështu? Sepse alternativa e Partisë Demokratike gjatë katër vjetëve të sundimit të saj ka qenë alternativa e përçarjes, e konfuzionit, e mjergullës politike. Fjala popullore thotë (Vijon në faqen 6)

Njoftim

Mbledhje e Komitetit Drejtues të FRESSH-it Njoftohen anëtarët e komitetit të Përgjithshëm Drejtues të FRESSH-it se ditën e mërkurë dt. 28 shkurt në orën 11.00 fillon mbledhja e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të FRESSH-it. Kryesia e FRESSH-it

Konferencë shtypi e Partisë Socialiste

Ditën e martë datë 27.02 1996, ora 12.00 në selinë e PS organizohet një konferencë shtypi mbi qëndrimet e Partisë Socialiste për politikën e jashtme dhe integrimin në strukturat euroatlantike.