17/03/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

17 mars 1996

Gjithnjë e më larg rolit të Presidentit

Unë ju ftoj ju dhe mbarë inteligjencën shqiptare të mos harrojmë se sot në Shqipëri njëlloj si në Rilindjen tonë të madhe, ndahen alfabeti ynë dhe ai i pushtuesit, ndahen dy alfabete. Ashtë ai i pushtuesit të brendshëm që mundën katër vjet më parë dhe alfabeti i demokracisë. Servet Pëllumbi, zëvendëskryetar i PSSH: Berisha nxit urrejtje midis shqiptarësh duke i ndarë në kampe antagoniste

Fatos Nano shpallet “qytetar nderi” në qytetin e Tepelenës

Këshilli Bashkiak i Tepelenës i jep këtë titull me motivacionin: Për merita të shquara në proceset e demokratizimit të jetës së vendit Këshilli Bashkiak i Tepelenës i jep këtë titull me motivacionin: Për merita të shquara në proceset e demokratizimit të jetës së vendit Xhevdet Xhemali dhe Skënder Hasa, kryetari i Këshillit Bashkiak dhe kryetari i Bashkisë, deklaruan: “Vendimi në fjalë është një mesazh i Tepelenës për të mos e kthyer në arenë hakmarrjesh politike, mesazh për paqe e mirëkuptimi. Fatos Nano ka dy vjet që është tepelenas, ka votuar me Tepelenën bashkë, do votojë prapë, 10 mijë e 500 tepelenas kanë firmosur për lirimin e tij. Ne duam njeriun e lirë, qytetarin e lirë Lexoni në faqе 4

Berisha nxit urrejtje midis shqiptarësh duke i ndarë në kampe antagoniste

Berisha po gabon rëndë e më rëndë në çdo hap që për gjithçka. Çdo fjalim i tij dallohet nga fjalimi i mëparshëm, të cilët kohët e fundit po bëhen gjithnjë e më të shpeshtë në funksion të fushatës elektorale që ai ka filluar, vetëm nga doza e panikut që përmban. Berisha në fjalimin e fundit, duke shfrytëzuar postin shtetëror, mjetet dhe ambientet shtetërore, nxit urrejtje midis shqiptarësh, duke ndarë popullin sipas përkatësive partiake në kampe antagoniste Faqe 3

Raporti i Departamentit Amerikan është një radiografi tej fasadës propagandistike

Intervistë me prof. dr. Ethem Ruka, anëtar i Kryesisë së PSSH Në sesionin e Komisionit për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë shqetësimi: Sa të lira dhe të ndershme do të jenë zgjedhjet e ardhshme parlamentare? Në sesionin e Komisionit për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë shqetësimi: Sa të lira dhe të ndershme do të jenë zgjedhjet e ardhshme parlamentare? Faqe 2, 4, 5

Berisha me psikologjinë e luftës së ftohtë

Raport i Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri

Faqe 8 -9 - 10 -11

Të hënën

Mbledhje e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PS-së Njoftohen të gjithë anëtarët e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues dhe deputetët e grupit parlamentar të PS se ditën e hënë, datë 18 Mars, ora 10.00 zhvillohet mbledhja e KPD të PS për të diskutuar rreth dokumentave që do t’i paraqiten Kongresit të Dytë të Partisë Socialiste. Kryesia e PS