Delegacioni i nivelit të lartë të Këshillit të Evropës fillon takimet intensive në Tiranë
Një muaj më parë Finsberg ka parë si zgjidhje të krizës shqiptare, zhvillimin e zgjedhjeve të reja parlamentare pas 14 muajsh
Përfaqësuesit e Partisë Socialiste, Et’hem Ruka dhe Luan Hajdaraga nuk morën pjesë në takimin që Delegacioni i Këshillit të Evropës kishte planifikuar dje pasdite me partitë e opozitës parlamentare, pasi Partia Socialiste, i përmbahet qëndrimit të saj parimor për të mos njohur Parlamentin ilegjitim të Berishës
Finsberg dhe Kolumberg kryesuesit e delegacionit të KE
Faqe 3
Kryetari i PSSH-së thërret mbledhjen e parë të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PSSH-së
Të dashur shokë,
Duke falënderuar delegatët e Kongresit të 2-të të PSSH-së për besimin që na dhanë të gjithëve dhe për drejtimin kolegjial të partisë, ju përgëzoj për mandatin dhe përgjegjësinë e re që fituat dhe ju uroj: Punë të mbarë!
Kam nderin dhe detyrën t’ju ftoj të gjithëve, si anëtarë të KPD të PSSH-së, në mbledhjen e parë të këtij forumi të lartë, ditën e premte, datë 30.08.1996, ora 10.00 në selinë e PSSH-së.
Mbledhja e parë e KPD të PSSH-së ka këtë rend dite:
1. Zgjedhja e strukturave dhe funksioneve drejtuese të Partisë që varen nga KPD.
2. Përcaktimi i detyrave normative për çdo hallkë drejtimi të punës së partisë.
Shpërndarë në programit të veprimeve politike dhe organizative të PSSH-së deri në zgjedhjet lokale të 20 tetorit.
Të dashur shokë,
Shfrytëzoj këtë rast për të shprehur besimin tim të palëkundur se të gjithë ne do të shfaqim përgjegjësinë, angazhimin dhe solidaritetin e shembullor që kërkoi Kongresi i 2-të i PSSH-së për të shpëtuar pa humbur kohë veprimin dinamik dhe shumëplanshëm të socialistëve shqiptarë përballë krizës së rrëgjimit të sotëm dhe mbështetjes së qeverisë të këtij terrori për opozitën progresiste.
Me solidaritet
Fatos Nano
Kryetar i PSSH-së
Burgu i Bënçës, 26.8.1996
Berisha i çarmatosur nga reformimi i PSSH
Faqe 5
Komiteti Shqiptar i Helsinkit reagon ndaj dhunimit të afreskave në Voskopojë
Faqe 6
20 tetori në gjurmët e 26 majit
PD nuk garanton zgjedhje të lira e të ndershme
Aktivi i PD-së i mbledhur më 26 gusht e vlerësoi pozitive përvojën e 26 majit dhe mori vendime për ta praktikuar atë edhe në zgjedhjet lokale të 20 tetorit
Faqe 8