Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E mërkurë 2.10.1996

Fitorja e socialisteve fitore e demokracisë

Mat, Lezhë, Pogradec: prezantohen kandidatët e PSSH-së për në pushtetin lokal Prof. Dr. Rexhep Mejdani, Sekretar i Përgjithshëm i PSSH Përfaqësuesit tanë e ruajtën të pastër figurën e tyre dhe nuk u përzien në korrupsion siç kanë vepruar pushtetarët e PD-së. Prandaj besimi te drejtën morale që të kërkojmë votëbesimin e popullit. Faqe 2
Rexhep Mejdani Mat Lezhë Pogradec

Socialistët do të vijnë në pushtet për të ndërtuar

Tiranë: Kandidati socialist për kryetar Bashkie, Agim Hysa, pë konferencë shtypi Eshtë ide e çmendur të mendosh të prishësh bashkat Faqe 2
Musa Ulqini Tiranë

Takim me Drejtorin Politik të Këshillit të Europës

Në selinë e PSSH-së Dje në orën 4, kreu i Sekretariatit Politiko-Shtetëror, Dokle, së bashku me sekretarin organizativ, koordinatorin, zëdhënësin, nënkryetarin e jashtëm, Mimoza [?], kryetarin e grupit parlamentar të PSSH, Dyrmishi [?], si dhe këshilltarin politik të kësaj force, Mbroja [?], zhvilluan një takim me drejtorin politik të Këshillit të Europës, Mario Aben. Takimi zgjati rreth 1 orë. Biseda u përqendrua në zhvillimet politike në Shqipëri, në fushatën për zgjedhjet e 20 tetorit dhe në përgatitjet e nevojshme për realizimin e një procesi të lirë e të ndershëm zgjedhor. Takimi pati tone miqësore dhe konstruktive. Zëdhënësi i PSSH
Mario Aben Mimoza [?] Dyrmishi [?] Mbroja [?] Yvesse [?] Shqipëri

Sot në pallatin e Kongreseve

Sot me datë 2.10.1996, në orën 17.00 do të bëhet në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve, PS e qarkut Tiranë do të organizojë një miting-spektakël për prezantimin e kandidatit të PS për kryetar Bashkie për kryeqytetin z. Agim Hysa si dhe 45 kandidatët për këshilltarë të Këshillit Bashkiak. QYTETARË TË TIRANËS ! Socialistët ju ofrojnë sot atë Tiranë që ju dëshironi nesër! Ju mirëpresim në Pallatin e Kongreseve.
Musa Ulqini Tiranë Pallatin E Kongreseve Kryeqytetin

Janë regjistruar 9 mijë votues më shumë nga sa janë të vërtetë në kryeqytet

Moscën e vizitën e papritur të atë sallë po pas këtij takimi u premtuan të organizojnë një fushatë e ndershme zgjedhore. Nga një analizë e veprimeve të fundit të qeverisë dhe pushtetit lokal, vihet re se gjatë këtyre 5 viteve është shkelur rëndë edhe mbi shtetin dhe pushtetin lokal. Pas 5 vjet qeverisjeje të dështuar të një koalicioni të majtë [?], socialistët janë të gatshëm të përballojnë me vendosmëri fushatën e ardhshme elektorale. U bë e ditur se në kryeqytet janë regjistruar rreth 9 mijë votues më shumë, sipas të dhënave të regjistrimit, ndërkohë që në moshë për të votuar ka rreth 252 mijë votues. Duke e cilësuar këtë veprim si të paqartë dhe me qëllime të caktuara, socialistët denoncuan manipulimin e fshehtë të listave dhe procesin e krijimit të një administrate zgjedhore të njëanshme. Ata deklaruan se ky shqetësim do të bëhet temë e një denoncimi më të gjerë në strukturat përkatëse. Kryetari i PSSH për qarkun Tiranë, Musa Ulqini, tha se kjo fushatë elektorale do të zhvillohet duke denoncuar çdo shkelje të së drejtës së qytetarëve për një proces të lirë dhe të ndershëm. Tirana më 10.7.1996
Dokle Kryeqytet Tiranë Moscën

Takim me Delegacionin e Këshillit të Europës

Dje në një takim të delegacionit të misionit të vëzhgimit të PSSE në kryeqytet me përfaqësuesit e PSSH në qarkun e Tiranës, delegacioni i kryesuar nga z. [ ? ] dhe z. Yvesse [?] u takua me kryetarin e qarkut Tiranë të PS z. Musa Ulqini. Takimi qe tepër i dobishëm, përfaqësuesit e PSSH deklaruan për delegacionin e PSSE problemet lidhur me zgjedhjet lokale, e veçanërisht listat e fryra të votuesve dhe sugjerimet praktike për ligjin aktual të zgjedhjeve e organeve të pushtetit lokal. Gjithashtu, përfaqësuesit e PSSH paraqitën dhe qëndrimin e tyre lidhur me fushatën parazgjedhore dhe kushtet konkrete të vendit për realizimin e një fushate elektorale të lirë, të ndershme e ligjore. Në emër të PSSH delegacioni i qarkut Tiranë u garantoi pjesëtarëve të misionit zgjedhor të Këshillit të Europës se PSSH ka mobilizuar strukturat në qark për realizimin e një fushate zgjedhore në përputhje me standardet dhe kërkesat e Këshillit të Europës. Takimi në selinë e qarkut Tiranë të PSSH Zëdhënësi i PSSH
Dokle Yvesse [?] Kryeqytet Tiranë Qarkut Tiranë