Edhe pas fitores së PD-së në zgjedhjet lokale, shqiptarët nuk ndalen në dyndjen e tyre drejt Italisë
63 kg drogë, 20 shqiptarë të arrestuar, 11 të dëbuar, 80 klandestinë të kapur
Lexoni në faqen 3
Qeveria lundron në det për të kapur klandestinët që ikin të çezuar nga Shqipëria pas fitores me 92% të PD në zgjedhje.
Koha kërkon përgjegjësi të mëdha
Partia Socialiste është një parti e madhe, me vlera të mëdha!
Nuk është vetëm Tritan Shehu ai që shikon ëndërra për shpërbërjen e Partisë Socialiste.
Ngazëllimi i tij foshnjorak vjen në vazhdën e një konstanteje të njohur të lidershipit pedeist me në krye Berishën, për të cilët Partia Socialiste ka qenë gjithmonë objekti kryesor i sulmeve dhe goditjeve me synimin e vetëm: përçarjen, shkatërrimin dhe eliminimin e saj.
Fitoi forca e shtetit
Edhe më 20 tetor si më 26 maj
PD-ja në zgjedhjet lokale dha edhe një provë tjetër të mbajtjes së pushtetit me dhunën e shtetit.
Gjithë makineritë, të gjitha mjetet dhe mekanizmat që disponon nuk punojnë për të çuar përpara demokracinë, po për të krijuar bindjen se “me hir apo me pahir PD-ja nuk largohet nga pushteti”
Faqe 2
Thereska mashtron “Zërin e Amerikës”
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE
Nr. 362 Prot. Tirana, 27.10.1996
Lënda: Dërgohet vendimi i K.Q.Z.-së
PARTISË SOCIALISTE TË SHQIPËRISË
TIRANË
[teksti i dokumentit pjesërisht i palexueshëm]
Dhuna psikologjike e fizike - arma e “Fitores” së PD-së
Plagosja me armë e përfaqësuesit socialist në qendrën e votimit nga sekretari i PD-së, tej motiveve personale shpreh psikologjinë e sotme të pushtetit.
Faqe 5
Deformime të rezultateve janë bërë edhe pas ditës së zgjedhjeve
Faqe 4
Në vend të Canabis Sativa
5 vjet qeveria s’ka miratuar ende ligjin për duhanet
Faqe 7
Lajmërim
Lajmërohen të gjithë anëtarët e Komitetit të Përgjithshëm drejtues të PSSH se ditën e shtunë, më datë 2 nëntor 1996 ora 10.00 në Selinë e PSSH-së mbahet mbledhja e KPD të PSSH.
Kryesia e PSSH