13/12/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

13 dhjetor 1996

Kujdes paratë!...

Ekspertë të FBI-së në Tiranë

Berisha kërkon bashkëfajtorë të tjerë

Pas lutjeve që socialistët të shkojnë në Parlament: Ilegjitimiteti i parlamentit të emëruar të Berishës pas zgjedhjeve të dhun-ta të 26 majit, vazh-don të jetë plagë e hapur e regjimit të tij e cila ka infektuar rëndë demokracinë e brishtë shqiptare. 6 vjet më parë vala e protestave popullore do t’i imponojë kastës së partisë së punës të pranonte dëshmimin e të çelte udhë pluralizmit politik, etapës së re të integrimit të Shqipërisë në shoqërinë e civilizuar. Mirëpo ëndrra shqiptare që synonte të prekte “mollën e ndaluar”, rrethuar me tela me gjemba do të vijë e rritë e rritë hera-herës, për të marrë një goditje të rëndë më 26 dhe 28 Maj. Si në asnjë vend tjetër zgjedhjet parlamentare u dhunuan. Shteti dhe segmente të tij iu kundërvunë verdiktit të popullit duke i dhënë Shqipërisë një parlament të mbushur me deputetë-manekinë të dalë nga vota e vjedhur, çka do të thotë se Shqipëria ka një pushtet legjislativ ilegjtim, për rrjedhojë edhe pushtet ekzekutiv po ilegjtim, pasi buron nga parlamenti i votave të vjedhura. (Vijon në faqen 2)

Fondacioni “Xhaferri” shton edhe katër filiale të tjera

Në një nga pikat e grumbullimit të parave të fondacionit “Xhaferri” Fondacioni “Xhaferri” shton edhe katër filiale të tjera

Takim në Departamentin e Shtetit

Nga vizita e delegacionit të PSSH në SHBA Washington- Delegacioni i PSSH vazhdon sipas programit takimet me zyrtarë të lartë dhe politikanë amerikanë. Ditën e mërkurë, më 11.12.1996 Sekretari i Përgjithshëm, Rexhep Meidani, Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, Maqo Llakori dhe anëtarët e tjerë të delegacionit të PSSH, u takuan në Departamentin e Shtetit me nësekretarin e Shtetit për Çështjet Globale, Timothey Wirth dhe Drejtorinë për Europën Qendrore dhe Jugore, James W.Swigert. Përfaqësuesit e PSSH dhe zyrtarët e lartë amerikanë biseduan rreth hapave të mëtejshëm për rimëkëmbjen dhe normalizimin e proceseve demokratike në Shqipëri. Në takim merrnin pjesë gjithashtu Përfaqësuesi i Zyrës për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Punën, James Bigus dhe Shefi i Zyrës për Shqipërinë, në Departamentin e Shtetit, Eric K.Lundberg. Zëdhënësi i PSSH Takim në Departamentin e Shtetit

Del nga shinat lokomotiva

Milot Del nga shinat lokomotiva Shpejtësia e ulët evitoi katastrofën Faqe 5

Nuk mund të quhet e ligjshme një kushtetutë e miratuar nga një parlament i paligjshëm

“Marrëdhëniet shqiptaro - amerikane janë aktualisht në pikën më të ulët që kur janë rivendosur marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve në vitin 1990” Intervistë me nënkryetarin e PSD, Paskal Milo Faqe 4

Pas poliomelitit, rreziku i fruthit

Arrin në 400 numri i të infektuarve Faqe 8

Fatalizmi si shprehje e vrasjes së pluralizmit

Në skemën strategjike të PD-së për mbajtjen gjatë të pushtetit, si ndër më kryesorët evidentohen dy momente: Së pari burgosja e kryetarit të Partisë Socialiste Fatos Nano, me shpresë për të veniturr në maksimum luftën politike të opozitës, për të dobësuar, përçarë e eleminuar mundësisht Partinë Socialiste. Së dyti diversioni i gjithanshëm ndaj opozitës dhe sidomos Partisë Socialiste, me qëllim që ajo të merret më shumë me vetveten. Rigjallërimi i jetës së Partisë, kushti i parë i të qenit opozitë Faqe 2