Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë së Berishës
Mbi 40 mijë protestues nën thirrjet “Na vrau PD-ja” kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të Presidentit Berisha
Qetnikë të PD-së sulen mbi protestuesit dhe plagosin 5 prej tyre, midis të cilëve edhe një fëmijë
Nxënësit e shkollave braktisin mësimin
Faqe 5
Dje në Fier
Jo tavolinave demagogjike
PS, PSD dhe PAD i përgjigjen ftesës së Tritan Shehut
Jo tavolinave demagogjike
Kërkesës tonë për dialog, pushteti i PD-së i është përgjigjur me dhunë, terror dhe burgosje
Partitë tona janë pjesëmarrëse të Forumit për Demokraci, prandaj në dialogun politik për zgjidhjen e krizës është Forumi për Demokraci që do të marrë pjesë në të si palë e barabartë me palën tjetër e përbërë nga PD e parti të tjera të zgjedhura prej jush.
Ndalni dorën e krimit që godet opozitën
PSSH i drejtohet me protestë Presidentit të Republikës Sali Berisha dhe Ministrit të Brendshëm Halit Shamata
Faqe 2
Akuzë kundër Sabit Brokajt, “frugacëri politike e SHIK-ut”
“Ngjarjet e Vlorës nuk janë ngjarje të provokuara nga banda të armatosura, por një revoltë mbarëpopullore ndaj një regjimi që konsiderohet i huaj”
Faqe 3
Vlora vazhdon protestat antQeveritare
Përfaqësues të protestës dhe të Forumit për Demokraci (dega Vlorë) paraqesin në emër të popullit të Vlorës 12 kërkesa. Midis tyre:
Berisha të mos kandidojë më për postin e Presidentit të Republikës!
Qeveria Meksi të japë menjëherë dorëheqjen!
Të kthehen të gjitha paratë e grabitura nga firmat huamarrëse!
Të plotësohen të gjitha kërkesat e studentëve të universitetit të Vlorës, etj!
Faqe 6
Miting paqësor proteste në “Sheshin Skënderbej” dhe Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sot në ora 12.00
Thirrje e Forumit për Demokraci drejtuar qytetarëve të Tiranës
Demostim paqësor nëpër bulevardin e Durrësit sot ora 12.00
Miting paqësor proteste në Elbasan sot ora 12.00
PSSH vlerëson deklaratën e Ministrit të Jashtëm Gjerman, Klaus Kinkel
Lidhur me deklaratën e Ministrit të jashtëm gjerman Klaus Kinkel zëdhënësi i PSSH bëri vlerësimin e mëposhtëm:
Deklarata e zotit Kinkel është shprehje e qëndrimit realist të Qeverisë Gjermane lidhur me krizën e thellë që përfshinë Shqipërinë dhe gjendjen e krijuar si rezultat i lejimit të kompanive piramidale. Përmes kësaj deklarate, konfirmon edhe qëndrimin e kancelarive të vendeve të tjera të BE, shprehet shqetësimi i Qeverisë Gjermane lidhur me idenë e shpallur për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme e cila ka dëmtuar imazhin e qeverisjes aktuale. Për rrjedhojë zgjidhja e kësaj krize që ka përfshirë vendin tonë kërkon me të drejtë angazhimin e të gjitha forcave politike dhe kontributin e SHBA e të vendeve anëtare të BE për kapërcimin e këtij kolapsi multidimensional.
Tiranë, 13.2.1997