19/02/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

19 shkurt 1997

Revoltë edhe në TVSH

Pas demonstratave masive në shumë rrethe të Shqipërisë: Forcat speciale kanë marrë nën kontroll Televizionin. Gazetarët protestojnë për dizinformimin ndërsa Pollo e Sakajeva kërcënojnë. Forcat speciale kanë marrë nën kontroll Televizionin Gazetarët protestojnë për dizinformimin ndërsa Pollo e Sakajeva kërcënojnë Faqe 7

Dorëheqje e qeverisë - qeveri teknike - zgjedhje të parakohëshme

Vlorë: Ultimatumi i protestuesve: Me protestuesit

Socialistët janë për dialog në kushte të barabarta

Pas ftesës së PD për dialog me PS: PD të marrë masa konkrete, për të krijuar atmosferën e zhvillimit të dialogut në kushte të barabarta Për të krijuar hapësirën e nevojshme kohore për reflektim nga PD-ja, takimet mund të zhvillohen duke filluar nga data 21 shkurt 1997. Në pamundësi që në bisedimet me PD-në të shkojë kryetari i partisë Fatos Nano i cili vuan dënimin si i burgosur politik në burgun e Bënçës, atë është menduar të shkojë Pandeli Majko, Sabit

Qeveri teknike - zgjedhje të parakohëshme

Me protestuesit edhe studentët e nxënësit e shkollave Edhe sindikatat e pavarura bashkohen me kërkesën për rrëzimin e qeverisë

Kërçënim dhe terror në familjet e protestuesve

Fier: Banditët e PD-së në veprim Faqe 5

Të protestojmë së bashku

Forumi për Demokraci fton gjithë qytetarët e Tiranës Në mitingun e madh në përvjetorin e rënies së diktaturës komuniste, ditën e enjte, më 20 shkurt 1997, ora 14.00 në fushën “Ali Demi”.

Turpi i namusqarëve patriotë

Kam vënë re nëpër gazeta se, pas rënies së piramidave financiare dhe pas revoltave popullore, mjaft intelektualë shqiptarë, në mes tyre edhe shkrimtarë të dëgjuar, kanë filluar t’u vijë turp për këtë pamje të Shqipërisë nënë ... ... Zotërinj, e dimë që gjeni namusqarë, por mbajeni veten dhe mos u turpëroni me Shqipërinë dhe me popullin tuaj! Ju duhet të turpëroheni me Sali Berishën dhe me regjimin gangster të tij. Ju duhet të mburreni me këtë popull, që gangsterët i ka vënë përpara jo me armë në dorë, por me presh në dorë. Lexoni në faqen 3 nga Dritëro Agolli

Tepelenë

Sot dhe nesër, ora 11.00, në sheshin kryesor të qytetit të Tepelenës organizohet miting i madh paqësor proteste për rrëzimin e neodiktaturës.

Gramsh

Sot në ora 12.00, Partia Socialiste e rrethit organizon një miting paqësor proteste.