Greva e urisë në ditën e tretë: Studentët të vendosur në kërkesat e tyre
Të gjithë bashkë për fitoren e demokracisë, kundër neodiktaturës
Greva e urisë në ditën e tretë: Studentët të vendosur në kërkesat e tyre
Vlora bën apel
Të gjithë bashkë për fitoren e demokracisë, kundër neodiktaturës
Thirrje e Forumit për Demokraci për të mbështetur studentët e Vlorës në kërkesat e tyre politike dhe ekonomike
Greva e urisë, akt sublim që tregon se rinia ka marrë në dorë fatet e vendit
Faqe 3
Tepelenë
Do të përshkallëzojmë më tej protestën
Kucovë
Nxënësit bashkohen me protestuesit
Skrapar
Mitingje masive në Çorovodë e Poliçan
Faqe 7
WAKE UP EUROPE!
Deklaratë e kryesisë së Partisë Socialiste
PSSH mbështet dhe solidarizohet me grevën e urisë së studentëve vlonjatë
PSSH i konsideron të drejta e legjitime të gjithë kërkesat e studentëve vlonjatë dhe i bën thirrje të gjithë anëtarëve të saj, të rinj e të reja në të gjithë Shqipërinë, të solidarizohen e të mbështesin bashkëmoshatarët e tyre vlonjatë në këtë akt kurajoz që synon jo vetëm kthimin e parave të vjedhura, por edhe vendosjen e themeleve të demokracisë e realizimin e aspiratave të studentëve të dhjetorit 1991
Bashkohuni me Vlorën
Gjimmnazistë dhe studentë të Shqipërisë:
Bojkotoni mësimin në mbështetje të studentëve të Universitetit të Vlorës.
Deklaratë e FRESSH
Faqe 2
PD ose Shqiponja krahëthyer
Faqe 6
Homazh në Ambasadën Kineze
Sekretari i Partisë Socialiste Namik Dokle dhe Pandeli Majko si edhe drejtuesit e tjerë të Partisë, Arta Dade, Lush Përpali, Kastriot Islami, Shaqir Vukaj bënë homazh dhe shprehën ngushëllimet në emër të Partisë Socialiste për vdekjen e udhëheqësit të shquar, arkitektit të Kinës moderne, Ten Hsiao Pin.
Zëdhënësi i PS
Pritje në selinë e PSSH
Sekretari i Partisë Socialiste Namik Dokle e Pandeli Majko si edhe anëtarja e Kryesisë Arta Dade pritën në selinë e PSSH, shkëlqesinë e Tij ambasadorin e Norvegjisë Xhon A. Garder.
Në takim u shkëmbyen mendime mbi krizën e thellë politike, ekonomike dhe konstitucionale në të cilën gjendet vendi ynë, si dhe mbi situatën në rajon.
Zëdhënësi i PS
Lajmërim
Forumi për Demokraci kishte njoftuar organet e rendit, për zhvillimin e një mitingu në sheshin para stadiumit “Selman Stërmasi”.
Organet e rendit nuk e lejuan këtë miting, sepse sot në ora 14.30 në stadium ka një ndeshje futbolli. Kuptohet që njerëzit nuk janë të detyaluar të shkojnë në stadium.
Lajmërim
Lajmërohen të gjitha degët e Forumit për Demokraci në rrethe se më datën 24 shkurt 1997 ora 12.00 do të mbahet në Tiranë një takim pune për koordinimin veprimtarisë së mëtejshme të Forumit. Për këtë qëllim ju ftojmë të dërgoni dy deri në tre përfaqësues nga çdo rreth.
Vendi i takimit: Salla e PSD.
Forumi për Demokraci, Tiranë 21 shkurt 1997