21/03/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

21 mars 1997

Apeli ynë: paqe dhe mirëkuptim

Mblidhet Komiteti i Përgjithshëm Drejtues i PSSh: Analizohet gjendja e krijuar dhe përcaktohen detyrat për të ardhmen Detyrë kryesore e PSSH është mbështetja e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, nëpërmjet së cilës do të realizohet çarmatimi, nxjerrja e vendit nga gjendja katastrofike dhe bërja e zgjedhjeve të lira e të drejta Faqe 2

Të gjithë bashkë

Shqipëria na thërret: Partitë kryesore politike në vend, pasi arritën të gjejnë në vetvete forcat për të institucionalizuar dialogun dhe për të vendosur frymën e pajtimit kombëtar, e shprehën kjo përmes krijimit të qeverisë me këtë emër, i kanë dhënë me këtë hap historik gjithë Shqipërisë e gjithë popullit armen [?] me të fortë për t’ia kthyer normalitetin punëve të shumta që kemi përpara. Dhe sot, kur me shumë ndoshta se në çdo periudhë të historisë së këtij vendi shqipt… shtetit shqiptar, kudo, në çdo rreth, në çdo sektor të jetës e të prodhimit, njerëzit janë të ballafaquar me krimin e organizuar, kjo frymë pajtimi e bashkimi duhet shembur për kapërcimin e situatës së jashtëzakonshme të krijuar është detyrë jetike. Në morinë e detyrave ditës, ashtu si ka një radhë, ashtu ka edhe obsione të ndryshme për rrugëzgjidhjet. Midis tyre sot me kryesorja është: a jemi të aftë dhe ne shqiptarët ta kapërcejmë vetë krizën apo duhet një forcë e huaj, helmetalkalterish, ajo thjeshtë evropiane, pa paragjykese, për ta ndihmuar në qetësimin e gjendjes? Natyrisht Shqipëria duke qenë në Evropë nuk mund të mos tërheqë vëmendjen e komunitetit evropian e më gjerë, të organizmave të rëndësishme ndërkombëtare që e kanë patur gjithë këto kohë gjer të vet… “dramat” shpesh dem… stabiliteti ne… kanë të bë… stabilitet e ven… (Shih në faqen 4)

Jam i prirur të shikoj nga e ardhhmja dhe jo nga e kaluara

Kryetari i PSSH Fatos Nano takohet me gazetarë dhe reporterë të mediave të huaja “Do të kërkoja nga të gjithë shqiptarët nga Veriu në Jug, të kuptonin se fatet e këtij vendi, tashmë nuk varen nga një… njeri i vetëm, qoftë ky Berisha apo Nano. Ato varen nga bashkimi i familjes shqiptare dhe ecja e saj me një hap drejt Evropës së Bashkuar. Faqe 3

Qeveria e Pajtimit Kombëtar është e vendosur t’i kthejë Shqipërisë paqen e stabilitetin

Kryeministri Bashkim Fino i drejtohet popullit shqiptar në emër të qeverisë që kryeson . Qeveria e Pajtimit Kombëtar është e vendosur t’i kthejë Shqipërisë paqen e stabilitetin. Ajo do të godasë me forcën e ligjit krimin e organizuar, grupet që po terrorizojnë sot kudo familjet shqiptare dhe do të forcojë luftën për eleminimin e tyre. Faqe 4

Starova takohet me Dinin

Ministri i Jashtëm i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar në Itali Me ftesë të Ministrit të Jashtëm të Italisë bëri një vizitë zyrtare në Itali një delegacion shqiptar i kryesuar nga Ministri i Jashtëm i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, Arjan Starova dhe i përbërë nga Sekretari i Shtetit për Punët e Jashtme Pavli Zëri dhe këshilltari pranë kryeministrit Ylli Bufi. Gjatë takimit me homologun italian në Farnesina ministri Starova ka theksuar nevojën e një force mbrojtëse adekuate e cila do të shoqëronte ndihmat që Bashkimi Europian do t’i akordojë Shqipërisë në mënyrë që të sigurohen që ato të mbërrinin në destinacionin e duhur dhe në personin e duhur. Ministri i Jashtëm italian nga ana e tij pas takimit është shprehur se në këtë takim u diskutua edhe mënyra edhe mjetet që do të përdoren për zvolgimin e fluksit të emigrantëve shqiptarë që janë nisur dhe do të nisen drejt Italisë. Italia do të vazhdojë t’i ndihmojë ata që kanë nevojë për ndihmë humanitare, është shprehur Dini, por gjithashtu do të përpiqet të gjejë mënyra për t’u siguruar se fluksi i tyre të mos jetë me një numër kaq të madh.