Të gjithë bashkë për paqen, kundër vrasësve të jetës
Në Vlorë nuk ka rebelë, por revoltë popullore
Vizitë e Ministrit të mbrojtjes Shaqir Vukaj në Vlorë
Shqiptarët asnjëherë në historinë e tyre nuk janë vrarë me njëri-tjetrin për fe, për parti apo për bindje të ndryshme
Pavarësisht nga krimi që vrau tërë Vlorën e që dogji Shqipërinë, midis atyre njerëzve të mirë nuk është vrarë dhe s’ka për tu vrarë kurrë shpirti i njeriut të mirë vlonjat, atdhetarizmi e trimëria karakteristike, që qëndron si lapidar krenarie.
Këtë vlonjatët e dëshmuan në të gjitha takimet me Ministrin e Mbrojtjes Shaqir Vukaj, i cili iu transmetoi familjeve vlonjate, ngushëllimet e Qeverisë Shqiptare, të Kryeministrit Fino, të Qeverisë Italiane dhe kryeministrit Prodi, për të gjithë ata njerëz të pafajshëm që humbën jetën në kanalin e Otrantos, dhe për gjithë të tjerët, viktima të masakrës së përbindshme, inicuar nga ata që e karakterizojnë Vlorën si qytet të terroristëve apo të krahut të armatosur të Partisë socialiste.
Faqe 2
Tirana çfarë nuk dëshiron të jetë ...
Kronikë e një dite kryeqytetase, në gjendje të jashtëzakonshme
Faqe 3
Saranda midis heroikes dhe tragjikes
Faqe 3
Aleatia e forcave progresive është paqja
Preç Zogaj flet për “Zërin e popullit”
Prej kohësh mbron pikëpamjen se kahu i vendimeve të debatua në PS shkon nga moderacioni dhe përgjegjshmëria. Atje ka njerëz që ngrihen mbi të voglat dhe shohin tërësoren, perspektivën
Faqe 4
Fatos Nano merr pjesë në Konferencën për Ballkanin, organizuar nga PSE
Nga Selaniku, kryetari i PSSH, do të shkojë në Strasburg i ftuar të marrë pjesë në sesionin plenar të Parlamentit Evropian
Në kuadrin e veprimtarisë intensive për afirmimin dhe shpalljen e alternativës socialiste për zgjidhjen e krizës në Shqipëri, këto ditë, me ftesë të Partisë së Socialistëve të Evropës, një delegacion i PS të Shqipërisë i kryesuar nga kryetari i saj Fatos Nano mori pjesë në Konferencën për Ballkanin që BE zhvillon në Selanik të Greqisë.
Veç pjesëmarrjes aktive në forumet e kësaj konference, kryetari i PS shoku Fatos Nano ka zhvilluar takime dhe bashkëbisedime të shumta me personalitete të larta të PSE duke përfshirë këtu edhe z. Kostas Simitis kryeministër i Greqisë e njëkohësisht kryetar i PASOK-ut, Sekretarin e Përgjithshëm të PSE zotin Fransua Valen. Menjëherë pas Selanikut, kryetari i PS Fatos Nano do të shkojë në Strasburg.
Ai është ftuar për të marrë pjesë në sesionin plenar të parlamentit të Europës që do të zhvillohet atje më 8 prill.
Pjesëmarrja në këtë organizëm të lartë europian do të pasohet nga takimet që janë planifikuar të zhvillohen midis kryetarit të PS Fatos Nano dhe grupove e komisioneve të ndryshme të Parlamentit të Europës.
Fatos Nano do të zhvillojë takime edhe në Këshillin e Ministrave të Bashkimit Europian.
B.S.
Fatos Nano, Kryetar i PSSH
Filozofisë së përjashtimit ne i kemi vënë përballë filozofinë e bashkëjetesës dhe të bashkëpunimit, për të mirën e vendit, pa shuar identitetet e forcave politike në kushtet e pluralizmit. Alternativës së Berishës, për kultivimin e politik dhe me anën e institucioneve të një armiqësie konstante midis forcave politike dhe personaliteteve që i përfaqësojnë ato, në mënyrë që të krijohet e tensioneve të mbysë çdo alternative dhe çdo gjykim racional, çdo funksionimi normal të institucioneve, ne u kemi kundërvënë alternativën e përcaktimit dhe ruajtjes së rregullave të ndershme të konkurencës politike dhe elektorale