Ligji i ri elektoral - domosdoshmëri për zhvillimin e zgjedhjeve të lira
Kryeministri Bashkim Fino takohet me partitë kryesore politike
Në tryezën e së martës janë diskutuar edhe çështje të tjera të rëndësishme që kanë të bëjnë si me përmirësimin e ligjit zgjedhor, me administrimin e rezultateve të votimit, me monitorimin ndërkombëtar, me organizimin e fushatës elektorale, me propagandën e saj. Ndonëse një takim i karakterit ardhshme.
Hartimi i ligjit për zgjedhjet të ecë paralel
Për ne, jeta e vërtetë politike e këtij parlamenti fillon më 9 mars dhe jo më 26 maj
Socialistët në Parlament
28 maj Deputetët socialiste duke bërë betimin (Foto A. Babani) Për të gjithë ata që duan bashkëpunimin, ne ofrojmë mirëkuptimin Faqe 2
Hartimi i ligjit për zgjedhjet të ecë paralel me përpjekjet e Qeverisë për vendosjen e rendit dhe stabilizimin e situatës në përgjithësi
Çfarë fshihet pas shkarkimit të shefit të komisariatit të Shkodrës?..
Kur pritet që Qeveria të përfundojë masat e aktit banditesk të Bushatit, ku një bandë e armatosur pengoi kryeministrin e Qeverisë së Pajtimt Kombëtar Bashkim Fino të shkonte në Shkodër, publikohet njoftimi se Ministri i Brendshëm ka shkarkuar nga detyra shefin e komisariatit të policisë të Shkodrës, “për moskryerje të detyrës”.
Pa dashur të zgjatemi me komente lidhur me urdhrin në fjalë të ministrit të brendshëm, shtrojmë pyetjen: kjo është përgjegjësia që njoh ky dikaster lidhur me atë që ndodhi në Bushat të Shkodrës? Pse, shefi i komisariatit të një rrethi (është personi i parë që duhet të përgjigjet, aq më tepër kur ai deklaroi publikisht se zëvendësministri i brendshëm (pra Agim Shehu) i kishte thënë që “kryeministri i ka marrë vetë masat”, dhe kur po publikisht u shpreh se disa nga banditët i njihte dhe se do t’i nxirrte përpara drejtësisë!...
Është kompetencë e drejtuesve të Ministrisë së Brendshme të përcaktojnë në këtë rast edhe shkallën e përgjegjësisë që ka komisariati i Shkodrës, por kjo nuk do të thotë në asnjë mënyrë që gjithçka mbaron me kaq, dhe “hajde të bëjmë pajtim”.
Zëvendësministri i brendshëm nuk akuzohet për herë të parë. Madje jo vetëm nga mediat, por edhe nga qytetarët të ndryshëm janë ngritur padi - kundër tij (në Prokurorinë e Tiranës janë disa të tilla) të cilat dikush përpiqet t’i shmangë. Përse?
A huetua në Ministrinë e Brendshme përgjegjësia e zëvendësministrit? Po e komandantit të Gardës së Republikës? Dhe cilat janë përfundimet? Po prokuroria çfarë po bën? Kanë nisur apo jo hetimet, apo meqë nuk ka folur ende Berisha, edhe ata vazhdojnë të presin?
Shefi i komisariatit të Shkodrës deklaroi publikisht se disa nga banditët e armatosur i njihte. A janë arrestuar ata dhe çfarë është bërë për identifikimin e tyre? Deri tani nuk është thënë asgjë, ndërkohë që as qeveria nuk e ka perfunduar analizën. Çfarë pengon, përse gjithë kjo zvarritje, kur ngjarja është më se e lexueshme?
Akti banditesk i Bushatit nuk është i rastësishëm, por një veprim i paramenduar politik, i organizuar qëllimisht nga përkrahësit tradicionalë të kriminelëve e banditëve të armatosur, për të sabotuar Qeverinë e Pajtimt Kombëtar.
Nëse shefi i komisariatit të Shkodrës nuk do të ishte prononcuar se i njeh kriminelët, mbase nuk do të shkarkuar nga
Arrin në 40 numri i deputetëve të shkëputur nga PD
Ka arritur në 40, numri i deputetëve të PD-së, të cilët kanë radhitur firmat e tyre për distancim nga kryesia aktuale dhe shmangies së tutelës së Berishës ndaj parlamentit, Këshilli Kombëtar të kësaj partie si edhe në të gjithë strukturat e PD-së.
“Do të dëshiroja të ndalesha për një moment në problemin e ISH-ve, u përgjigjet akuzave të kryesisë njëri ndër liderët e këtij grupimi deputetësh, D. Shehi. Në politikë ISH-të janë pa vlerë dhe janë reminishencë e kohës. Në këta ishë unë shoh njerëz me kurajë të cilët kanë patur një akt disidence për të nënshkruar kundër kryesisë dhe Berishës, duke folur me zërin e tyre”.
Ndërkohë nënshkrimi i promemories vazhdon pandërprerë duke thithur masa të tëra parlamentarësh të PD-së, ku në mes të jerave kërkohet me insistim bllokimi i veprimtarisë së paligjshme të kryesisë dhe të Berishës, për të shpëtuar nga PD-ja atë që mund të shpëtohet.
Shehi tregohet konsekuent në deklarimin e tij kundër mospërzierjes së presidentit në problemet e partisë.
Ndërkohë, të ardhmen ky grupim e sheh me një entuziazëm relativ, pavarësisht Berisha vazhdon të përzihet në jetën e partive, pa mundur akoma të dalë në rolin e tij simbol i unitetit kombëtar dhe garant i paqes dhe sigurisë në vend.