16/04/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

16 prill 1997

Operacioni “ALBA” ka nisur

Në Durrës: “AGIMI” për krizën shqiptare Në tokën shqiptare tashmë kanë zbarkuar rreth 900 forca ushtarake nga Italia, Franca e Spanja, kontigjenti i parë i forcave shumëkombëshe të operacionit “ALBA”. Në Durrës ka mbërritur edhe një ngarkesë me 1200 tonë miell. Për të inspektuar fillimin e zbarkimit të forcave shumëkombëshe ka mbërritur në Durrës edhe Ministri Italian i Mbrojtjes Andreatta

PD nën armë

Tashmë është provuar se Partia Demokratike dhe dr. Berisha për të mbajtur me çdo kusht pushtetin, nuk ngurrojnë që të bëjnë një akt ekstrem - armatosjen e anëtarëve të kësaj partie nën thirrjet ugurzeza: demokracia në rrezik. I gjithë ky skenar, të cilit tashmë po i dalin dita ditës detajet, është ndërtuar mbi skemën sikur këtë demokraci e paskan kërcënuar disa dhjetëra studentë në grevë urie në Vlorë apo ca demonstrime paqësore qytetare. Kjo ishte kryekëput një alibi, prandaj tani që po kthjellohet gjërat, mbetet në këmbë pyetja: kundër kujt do të luftonin njerëzit e fanatizuar të dr. Berishës, përveçse kundër popullit? A nuk do të ishte kjo një luftë vëllavrasëse, preludi i një lufte civile në vend, të cilën e kanë lakmuar kurdisur jo një herë armiqtë e saj tradicionalë, pa arritur ta realizojnë asnjëherë? Për më tepër, a nuk e vërtetoi këtë fat i një skenari që u luajt në parlament nga njëri u i errësirës Gazidede, skenar që pa lindur akoma, u shkri si kripa në ujë? Që në Shqipëri që nga dhjetori i vitit të kaluar e deri më sot po luhet një skenar i egër, për këtë nuk ka më asnjë dyshim. Problemi është se sot po vërtetohet që autorë të këtij skenari janë PD dhe dr. Berisha. Kjo nuk është një hamendje. Këtij skenari dita ditës po i kundërtohet me fakte të pakundërshtueshme fillimi e fundi. Veç të tjerave, ndihmon për këtë edhe fakti që kur nga një akuzë apo dënim një alibi dr.Berisha, duhet kuptuar e kundërta. Kështu ndodhi edhe me alibinë e tij në fjalimin e mbajtur në Këshillin Kombëtar të PD zhvilluar ditën e dielë. Aty u bë përcjellja e fundit e pasuksesshme nga [Vijon në faqen 2]

“Tirana zyrtare ka injoruar thirrjet për ndalimin e skemave piramidale”

Deklaron zoti Delarozier, President i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Faqe 3

Duhet ende shumë për të kapërcyer shijen e hidhur të punës së kaluar

Intervistë me zotin Lush Përbali, Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Brendshme Faqe 6

Mblidhet Komiteti Politik i Forcës Shumëkombëshe

Romë Kushti për misionin ndërkombëtar në favor të Shqipërisë, është marrëveshja e 9 Marsit midis forcave politike shqiptare, që çoi në krijimin e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar dhe në fillimin e një procesi politik që duhet të çojë në zgjedhje të reja. Dini Faqe 7

Ku janë “bosët” e kompanive rentiere

Faqe 5