Berisha: “Dy të tretat kundër një të tretës”
“REBELËT” U DORËZOJNË “ARMËT” FORCAVE SHUMËKOMBËSHE Kjo është ndër deklaratat më ogurzeza të dëgjuara deri më sot nga goja e presidentit Berisha, i cili me kushtetutë është i ngarkuar për ruajtjen e unitetit të vendit, ndërkohë që i lejon vetes të bëjë deklarata të tilla përçarëse. Me këtë deklaratë Berisha ka vërtetuar plotësisht se ai nuk është arkitekt i pajtimit kombëtar, por arkitekt i përçarjes kombëtare. Faqe 5
Berisha!, çarmatos PD-në
EDITORIAL
Prej disa ditësh propaganda e PD, liderët e saj kryesorë, dhe sidomos vetë presidenti Berisha, janë angazhuar si kurrë më parë në një fushatë të zhurmshme denigruese ndaj të gjithë atyre që kanë rëmbyer armët për t’u mbroj-
mbrojtur nga dhuna shtetërore. Këta njerëz, të cilët prej më se një muaji, ditë e natë, i bëjnë roje jetës e pronës së vet sepse shteti nuk funksionon, janë etiketuar me epitete nga më monstruozet, sikur ata dhe vetëm ata qenkan fatkeqësia e Shqipërisë, sikur ata dhe vetëm ata e destabilizokan situatën në vend. Një qëndrim i tillë nuk është i rastit. Populli i ngritur masivisht në revolta qytetare kundër regjimit të Berishës, para dhunës shtetërore të projektuar dhe zbatuar nga segmente që kontrollohen direkt nga Berisha, nuk gjetën rrugë tjetër veç të marrin armët. Përgjithësisht organizimet e tyre qytetare janë quajtur “komitete shpëtimi”, dhe goftë edhe ky emër tregon se ata nuk janë as terroristë, as mafiozë dhe as enveristë, por qytetarë të thjeshtë të këtij vendi që provuan mbi kurrizin e tyre gjatë pesë vjetëve të qeverisjes së PD privatizime nga më të ndryshmet. Këta njerëz janë në jug e në Veri, janë që (Vijon në faqen 5)
PD vetëm në letër
Trefish(o)het lista e deputetëve të shkëputur nga PD, degët lokale i mbështesin
2200 firma të të zgjedhurve të PD kundër kryesisë
Faqe 4
Trefishohet lista e deputetëve të shkëputur nga PD, degët lokale i mbështesin
PD vetëm në letër
2200 firma të të zgjedhurve të PD kundër kryesisë
Faqe 4
Fatos Nano merr pjesë në mbledhjen e Forumit për Demokraci
Në kuadrin e përpjekjeve që po bëhen për normalizimin e gjendjes dhe nxjerrjen e vendit nga kriza, dje në Tiranë nën drejtimin e zotit Kurt Kola u mblodh Forumi për Demokraci.
Konstante në qëndrimin dhe vlerësimin e saj për Forumin për Demokraci, Partia Socialiste u përfaqësua në takim nga kryetari i saj Fatos Nano dhe nënkryetari i kryesisë së partisë Et’hem Ruka.
Në qendër të diskutimeve në këtë mbledhje ishin problemet e marrjes së masave sa më të plota për të arritur në zhvillimin e zgjedhjeve të drejta e të ndershme më 29 qershor. Veçanërisht në këtë kuadër iu kushtua shkëmbimit të mendimeve për ligjin e zgjedhjeve. Gjithashtu u dhanë mendime edhe për problemin e strukturimit të RTV, të strukturimit të Ministrisë së Brendshme etj.
Përfaqësuesit e partive pjesëmarrëse në Forum vendosën të takohen përsëri javën e ardhshme.
B.S.
Takim me ambasadorin e Italisë, Foresti
NË SELINË E PSSH
Dje, Kryetari i PSSh, Fatos Nano dhe Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë i PSSh, Maqo Lakrori, pritën në selinë e KPD, Ambasadorin e Italisë në Tiranë, Paolo Foresti.
Gjatë takimit, i cili kaloi në frymë miqësore, vazhdoi shkëmbimi reciprok i mendimeve për zhvillimet politike në Shqipëri si dhe mbi përmbushjen me sukses të misionit të Forcave Mbrojtëse Shumëkombëshe.
Me këtë rast, Kryetari i PSSH, Fatos Nano vlerësoi kontributin e zotit Foresti si Ambasador i Italisë mik në Shqipëri, në mbështetje të procesit të kapërcimit të krizës në vend dhe të konkretizimit të ndihmës që jep për këtë popull dhe qeveria italiane, si dhe në zhvillimin e kontakteve politike e diplomatike me të gjitha forcat politike shqiptare. Zoti Foresti rikujtoi për impenjimin e tij për të kontribuar edhe më tej në këtë drejtim, në interes të gjithë shqiptarëve.
Zëdhënësi i PSSH
Vizitë urimi për festën e Kurban Bajramit
Dje, kryetari i PS Fatos Nano, sekretari i PSSH Maqo Lakrori, anëtari i kryesisë Et’hem Ruka dhe sekretari i PS për Tiranën, Enver Reçi, uruan në selinë e komunitetit mysliman në Tiranë shekulluesin e tij zotin Lul Haxhi Hatiz Sabri Koci me rastin e festës së Kurban Bajramit.