Rritet presioni ndërkombëtar. Kompromisi zgjidhja e vetme
S’ka vend për iluzione
Berisha vazhdon ta mbajë peng Shqipërinë. Për shkak të tij dhe të politikës së dështuar që apliko(i), ajo vazhdon të trajtohet si vendi më problematik i Europës, madje përkrah Zairesë. Gjithçka është bllokuar, ndihmat, kreditë, investimet janë kushtëzuar vetëm me zhvillimin e zgjedhjeve të lira demokratike.
Mirëpo, përsëri këtë nuk dëshiron të bëjë Berisha.
Sepse ai tashmë e di që populli nuk e do, e di që shumica e shqiptarëve u ngritën në revoltë popullore për ta larguar atë nga skena politike, pasi pushtetit i antipullor i vrau, i dogji, i vodhi dhe i mashtroi.
Dhe prandaj ka zgjedhur rrugën e kundërvënies e të konfliktit me popullin, pa menduar se në fund të fundit dështimi dhe turpi do të bie mbi të.
Por a do të durojnë më shqiptarët që të qeverisen nga Sali Berisha? A do të lejojnë ata që shefi i gangstërëve të përsërisë 26 Majin e vitit të kaluar e t’ua vjedhë përsëri votat, pas vjedhjes së madhe të parave?
Me siguri jo. Prandaj gjithçka duhet fokusuar e të vihet në funksion të largimit të tij nga pushteti.
Kjo mund të jetë e vështirë, por nuk është aq sa duket. Sidomos tani. Prandaj, sot më shumë se kurrë kërkohet që njerëzit e ndershëm e demokratët të bashkohen për t’i thënë ndal përgjithmonë diktatorit aventurier, që në Shqipëri të mos ketë më të tjerë, që të mos ketë më para-mira krimi e vjedhjesh, që të mos ketë më ndarje në veriorë e jugorë.
Berisha është në fundin e vet. Le ta ndihmojmë edhe ne me forcën tonë që bufon nga dashuria për atdheun dhe ëndërrat për ta parë atë të bukur e të denjë në familjen europiane, që ai ta arrijë sa më shpejt fundin që vetë ia projektoi vetes.
S’ka vend për iluzione e dilema. Berisha është i pandreqshëm, prandaj ndarja me të do të na shpëtojë të gjithëve, do të shpëtojë Shqipërinë.
Vranicki takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Koffi Annan
Dje në Vjenë, Kryetari i Parlamentit austriak Heinz Fisher, Ish kancelari Franc Vranicki, Kancelari austriak Viktor Klima dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Koffi Annan, duke diskutuar për krizën shqiptare (ROJTER)
Të shmanget një tragjedi e tipit të Bosnjes në Shqipëri
ROMANO PRODI, KRYEMINISTER I ITALISE:
Të shmanget një tragjedi e tipit të Bosnjes në Shqipëri
Nëse nuk do të ketë një marrëveshje të brendshme në lidhje me zgjedhjet, është e nevojshme të rishikohet përmbajtja e misionit tonë
Marrëveshje sa më parë!
XHON KORNBLIUM: NDIHMËSSEKRETAR I SHTETIT TË SHBA:
Marrëveshje sa më parë!
Të arrihet një marrëveshje për ligjin dhe rregullat e zgjedhjeve
24 orët e ardhshme janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë
BENIAMINO ANDREATTA, MINISTER I MBROJTJES I ITALISE:
24 orët e ardhshme janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë
Të kapërcehet arroganca dhe mosbesimi
Marrëveshje nga të gjitha palët
AKIS XOHAXOPULOS, MINISTER I MBROJTJES I GREQISE:
Marrëveshje nga të gjitha palët
Në të kundërt do të rishqyrtohet prania ushtarake greke në forcat shumëkombëshe
Faqe 3
Rivendosja e autoritetit të Qeverisë, kusht për rikthimin e besimit tek demokracia
Lideri socialist Fatos Nano për kapërcimin e krizës:
Do t’i ftoja edhe subjektet politike të mos merren më me ndarjen e çifteve të tyre nga ky proces zgjedhor që ende s’është bërë, por të sigurojnë rikthimin e qetësisë dhe të besimit të njerëzve tek demokracia
Faqe 3
Rezervistë nga Postriba për të luftuar kundër Jugut të Shqipërisë
Nëpër zyrat e krimit shtetëror
Faqe 6
Mbledhje e KPD të PSSH
Ditën e enjte, datë 22 Maj 1997, ora 10.00, zhvillohet mbledhja e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste.
Do të diskutohet lidhur me situatën politike në vend dhe detyrat e strukturave të PS në këtë momente.
KRYESIA E PSSH
Mbledhje e KPD të FRESSH
Ditën e Diel dt. 25 Maj 1997 në orën 10.00 në Hotelin e Sindikatave të Minatorëve në Durrës (ish kampi i punëtorëve) zhvillohet mbledhja e KPD të FRESSH-it.
Lajmërohen anëtarët e KPD të FRESSH-it të marrin pjesë në mbledhje.
KRYESIA E FRESSH-IT