28/05/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

28 maj 1997

Drejt fitores së madhe

Miting i madh elektoral i socialistëve të kryeqytetit

Dje Tirana...

Kryeqyteti shqiptar fitoi dje rrezën elektorale të më shumë se tridhjetë mijë trëndafilave socialistë duke dhënë mesazhin e qartë të fitores së shumëpritur të opozitës socialiste. Në një klimë të majtë që vjen nga Perëndimi socialist e ndjenë veten komodë në garën elektorale që sapo ka nisur. Sfida u thye dje dhe socialistët mbollën dje në Tiranë aq trëndafila sa Berisha nuk i ka mbledhur dot në dhjetë vjet që ka qenë deri tani. Mijëra njerëz përshëndendën dhe hapën parën për socialistët në fushën elektorale për ndëshkimin e madh të 29 korrikut. E hapur dorë për dorë liderët socialistë, Nano, Dodë, Majko, Lakrori, Dade, Islami, Pellumbi, Meksi, Meta, Hajdaraga, Angjeli, Ruka, Gjoni, Uçini, Poci, Raqi, ministrat e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, Malaj, Vukaj, Sherifi, Përpalli, dolën para korit të lash-të zakonshëm që thërriste pa pushim: “Poshtë diktatura!”, “O Sali zbrit nga kali se po vjen Ismail Qemali”, “Socialistët do fitojnë”, “E kuqja do fitojë”. (Vijon në faqen 2)

PSSH forcë përgjegjëse, forcë perspektive

Fjala e liderit socialist, Fatos Nano në mitingun djehshëm Me Berishën Shqipëria nuk qetësohet. PSSH forcë përgjegjëse, forcë perspektive Me Berishën Shqipëria nuk qetësohet. Diktatura dhe monarkia nuk mundën ta qytetërojnë këtë vend. Berisha të largohet me zgjedhje të lira, me pjesëmarrje të gjithë popullit në protestë. Ky nuk është rebelim, as revoltë kundër demokracisë. Kjo është revoltë kundër Berishës diktator. Faqe 3

Sulmi në Spitalin Ushtarak - test për grusht shteti

Psikozë frike në ambientet e spitalit. Braktisin trajtimin mjekësor afro 40 të sëmurë Faqe 6

Sot në Durrës

Në ora 18.00 në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”, Komiteti Drejtues i PS Durrës hap fushatën elektorale. Ftohen anëtarët, simpatizantët e PS dhe të opozitës Komiteti Drejtues i PS, Durrës

Zgjedhjet në Shqipëri duhet të jenë të lira dhe të drejta

VRANICKI THEKSON: Faqe 12