Tirana feston fitoren e madhe
Miting madhështor në kryeqytet. Sheshi “Skënderbej” pronë e qytetarëve të lirë
Presidenti vepron në kundërshtim me ligjet
Konferencë shtypi e Kryeministrit Fino
Garda të mos përzihet në punët që nuk i takojnë
Faqe 4
Garda është e Republikës, jo e Presidentit
Lideri socialist Fatos Nano deklaron për shtypin
Prania e kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë z. Fatos Nano në konferencën e shtypit të kryeministrit Bashkim Fino tërhoqi vëmendjen e gazetarëve të shumtë të pranishëm. Në përfundim ai iu përgjigj pyetjeve të shumta për zhvillimet në Shqipëri ditët e fundit.
Midis të tjerave, ai tha se nuk kishte zhvilluar ndonjë takim me Presidentin Berisha gjatë gjithë natës ditën e martë.
“Unë vazhdoj t’i qëndroj besnik sëriozisht deklaratës time se do ta takoj Berishën si qytetar dhe jo si President” - tha
(Vijon në faqen 5)
Sekretari i Përgjithshëm i PSD të Italisë Masimo D’ Alema uron Kryetarin e PSSH Fatos Nano për fitoren
I dashur Kryetar,
Ju uroj përzemërsisht për fitoren e rëndësishme elektorale të kurorëzuar nga koalicioni i qendrës së majtë dhe nga partia e juaj në zgjedhjet shqiptare.
Një fazë e re hapet për Shqipërinë në sajë të zhvillimit të rregullt të zgjedhjeve politike. Angazhimi i Italisë, i misionit shumëkombësh civil dhe ushtarak, së bashku me përpjekjet dhe ndjenjën e përgjegjësisë së forcave politike shqiptare, i japin mundësi sot vendit tuaj të vazhdojnë procesin e rindërtimit demokratik, të mbyllin periudhën e kaosit dhe të përplasjes frontale.
Ne jemi të sigurtë se qeveria e re shqiptare, forcat politike nuk do të shpërfillojnë eksperiencën e grumbulluar në këto muaj dhe së bashku do të drejtojnë procesin e rindërtimit kombëtar, në kërkim të mirëkuptimit dhe respektit reciprok midis palëve, të domosdoshëm për rilindjen e vendit.
Do të imponoheni si PSD që të forcohet bashkëpunimi midis të majtës demokratike italiane dhe asaj shqiptare, që të forcohen lidhjet e miqësisë midis dy vendeve tona, për t’i dhënë Shqipërisë dhe popullit të saj vendin që meriton në mes shteteve demokratike europiane.
Jam i bindur se Italia dhe Komuniteti Ndërkombëtar nuk do të tërhiqen pas përballë detyrimeve të reja që na presin, në drejtim të vendit tuaj.
Miqësisht,
Masimo D’Alema
Romë 1 korrik 1997