07/10/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

7 tetor 1997

Komision i posaçëm për të vërtetën e tragjedisë shqiptare

Dje në Kuvendin Popullor: Faqe 2

Incidenti, një keqkuptim...

SHKODER: Prononcohen drejtuesit e komisariatit të policisë Faqe 6

Zoti Hajdari, bën mirë t’i vesh gishtin kokës!...

Prononcim i detyruar: Faqe 8

FAJDET?

Ministri Malaj përpara Kuvendit Popullor: Transparenca - domosdoshmëri Jo mbyllje

KOSOVA

Ministri Malaj përpara Kuvendit Popullor:

Jo mbyllje administrative, por pjesëmarrje në administrim, pasi këto kompani kanë thithur kursimet e popullatës Faqe 3

Zhvillohet ceremonia e hapjes së vitit të ri shkollor, në Fakultetin e Forcave Tokësore

Të ringremë efektivin e ushtrisë mbi baza shkencore sipas standarteve të NATO-s Faqe 2

Takim pune në Ministrinë e Punëve të Jashtme

Klimë e favorshme për të ndihmuar Shqipërinë Kryeministri Nano takon ekipin drejtues Faqe 2

Bashkë

Të rinjtë e Tiranës zbritën dje në sheshet dhe bulevardin kryesor të kryeqytetit për të protestuar në solidaritet me studentët e Kosovës. I thirrur nga forumet rinore të dy partive kryesore shqiptare, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, manifestimi nisi në mesditë në sheshin “Nënë Tereza” përballë korpusit qendror të Universitetit të Tiranës. Më pas protestuesit kaluan nëpër bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në sheshin “Skënderbej”. Në krye të tyre qëndronin parullat mbi liritë dhe të drejtat e qytetarëve të Kosovës dhe qytetarëve të forumeve të PS e PD, Ilir Meta e Afrim Krasniqi. “Rinia shqiptare është e shqetësuar për gjendjen e rënduar të vëllezërve të saj në Kosovë” - thuhej në një apel të FRESSH, FRPD (Vijon në faqen 8)

Solidaritet me protestat paqësore të studentëve dhe popullit të Kosovës

Kryeministri Fatos Nano takohet me kryeministrin Bujar Bukoshi Në një takim të ngrohtë dhe vëllazëror, kryeministri Fatos Nano dhe kryeministri i qeverisë në mërgim të Kosovës Bujar Bukoshi, biseduan për afro dy orë në selinë e Këshillit të Ministrave. Gjatë takimit që u zhvillua në frymë miqësore e konstruktive të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për probleme me interes të ndërsjelltë. Zoti Fatos Nano bëri një paraqitje të turneut të tij të fundit në Hong-Kong, Nju Jork dhe Uashington, të rezultateve pozitive që u arritën, ku u provua përfundimisht ekzistenca e një predispozicioni substancial i bashkësisë ndërkombëtare për të ndihmuar e mbështetur Shqipërinë në procesin e rimëkëmbjes. Kryeministri Nano informoi për takimet intensive që ai dhe delegacioni që kryesonte patën në Nju Jork gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, për aktivitetin e delegacionit shqiptar në shpjegimin e qëndrimit të Republikës së Shqipërisë për mbrojtjen e mbështetjen e interesave legjitime të popullit të Kosovës. Me tej, ai shprehu brengosjen për dhunën e ushtruar nga forcat policore të regjimit serb, në qytetet e Kosovës, kundër studentëve dhe shprehu solidaritetin e qeverisë e të popullit shqiptar me qëndresën paqësore të studentëve dhe popullit të Kosovës. Nga ana e tij kryeministri Bukoshi u ndal në analizën e gjendjes aktuale në Kosovë, në problemet e vështira që ndeshet çështja shqiptare sot. Ai theksoi se protestat paqësore të studentëve ishin një ngjarje e rëndësishme i shërbeu sensibilizimit të komunitetit ndërkombëtar për çështjen e shqiptarëve të Kosovës. Fryma paqësore e protestës së studentëve shërbeu për të bindur opinionin ndërkombëtar për drejtësinë e kërkesave të tyre legjitime. Në këtë luftë të pabarabartë, tha ai, studentët kanë dalë fitimtarë ndaj dhunës primitive të ushtruar mbi ta. Gjatë takimit të ngrohtë dhe vëllazëror, Nano dhe Bukoshi shkëmbyen mendime rreth nevojës së koordinimit të përpjekjeve politike për ndërkombëtarizimin e problemit të Kosovës. Gjithashtu ata diskutuan edhe për probleme të politikës aktuale në rajon.