Ministri i Drejtësisë i drejtohet Komisionit të Verifikimit të Figurave
Faqe 6
Dhunë mbi Idajet Beqirin
Akt banditesk i shoqëruesve të liderit të Partisë Demokratike
Faqe 6
S'duam t'i vemë “minat” qeverisë
Konferencë shtypi e Shoqatës së Kryetarëve të Bashkive
Faqe 6
Kryeministri grek Simitis në Tiranë: “Në të ardhmen do të duket gjithnjë e më tepër bashkëpunimi ynë i ngushtë”
HAPËSIRA TË REJA MIQËSIE
80 milionë dollarë, kredia e parë greke për Shqipërinë
Më të përgjegjshëm
“Thonë se çdo e keqe ka edhe diçka të mirë. Kështu edhe lidhur me gjithë sa ndodhen tek ne deri në muajt e fundit të këtij viti që na thërrasin: “pësimet të bëhen mësime!”
Nga Fadil Paçrami, lexoni në faqe 9
15 policë me dëftesa fallco
Kukës
Faqe 8
NANO
“Në substancë vlerësimin tim do ta shpreh duke theksuar se kjo vizitë dhe këto bisedime të nivelit të lartë ishin në kohën e duhur, plotësisht të suksesshme, me rezultate shumë premtuese për të ardhmen e marrëdhënieve të partneritetit afatgjatë, midis Shqipërisë dhe Greqisë, për të ardhmen evropiane të Shqipërisë dhe të Ballkanit”
SIMITIS
“Vizita nga pala jonë është një mesazh miqësie për popullin shqiptar, për përpjekjet që po bën për rindërtimin e vendit. Ky mesazh i ynë i madh i miqësisë gjeti këtu të njëjtin mesazh të madh miqësie. Në Ballkanin që po zhvillohet ne mund të ndjekim rrugë të përbashkëta”