24/12/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

24 dhjetor 1997

MENDJE HAJDUTI

Ministri i Financave Malaj kundërshton alternativat ekonomike të Berishës “Të rritësh pagat pa patur prodhim, do të thotë t’i vjedhësh shqiptarët e jo t’u japësh lekë” Ministri i Financave Malaj kundërshton alternativat ekonomike të Berishës MENDJE HAJDUTI “Të rritësh pagat pa patur prodhim, do të thotë t’i vjedhësh shqiptarët e jo t’u japësh lekë” FAQE 5

“NUK DO TË NDJEHENI KURRË VETËM...”

Prodi uron Nanon Nuk do të ndjeheni kurrë vetëm në përpjekjet që keni ndërmarrë për të kapërcyer krizën ekonomike dhe sociale që kaloi vendi juaj, i tha dje pasdite, gjatë një telefonate urimi me rastin e festave të fundvitit kryeministri italian z. Romano Prodi kryeministrit shqiptar z. Fatos Nano. Personalishte është shprehur kryeministri italian Prodi, ju shpreh urimet më të mira për gjithçka që ju keni bërë për Shqipërinë dhe njëkohësisht ju rikujton firmoj mbështetjen time të pandryshuar për të punuar së bashku në kuadrin e parimeve europiane si dhe për të çuar më tej angazhimet e përbashkëta që kemi nënshkruar dhe që do të shtohen gjatë vitit 1998. Nga ana e tij, duke i uruar Prodit Krishtlindjet dhe një vit të mbarë 1998, Nano falenderoi kryeministrin italian për solidaritetin pa rezerva dhe për shprehjen konkrete të tij në të gjitha fushat. Ndihma dhe mbështetja juaj shtoi kryeministri shqiptar po bëhet përditë e më e prekshme duke i shtuar mundësitë e bashkëpunimit shumë të frytshëm shqiptaro-italian, i cili po e bën Qeverinë e shqiptare gjithnjë e më të mirëpritur në Bashkimin Europian.

NANO: NUK FOLA ME PËLLUMBIN, POR ME PARTINË

PSSH - debat, transparencë, mirëkuptim “Me seriozitetin e drejtuesit të Partisë, të cilin e mbajtën gjallë ndjenjat tuaja të solidaritetit, propozoja që nga politika e ndryshimit të hidhemi në një fazë më të lartë, në politikën e integrimit. Urdhëroni, të integrohemi, të bashkojmë potencialet, aftësitë dhe të mos harxhojmë energjitë për sensibilitete dhe polemika sterile” FAQE 3

Majko: Ne duhet të kuptojmë se pozitë - opozitë jemi pjesë të njëri - tjetrit

Konferencë për shtyp e Partisë Socialiste NË FAQEN 2

20 projekte marrin “viston” për realizim

Ministria italiane Turko në Shqipëri: Takime me Presidentin Meidani, kryeministrin Nano dhe personalitete të tjera FAQE 6