SHQIPËRIA, ME STATUS TË FAVOR...
Presidenti i SHBA, Bill Klinton i kërkon kongresit amerikan
SHQIPËRIA,
ME STATUS TË
FAVOR...
[?] SHBA TË FAVORIZUAR
Presidenti amerikan Bill Klinton vlerësoi gjatë këtij maji zgjatjen në mënyrë të pakushtëzuar të trajtimit të Shqipërisë si kombi më i favorizuar në marrëdhëniet tregtare me SHBA-në, bën të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë.
Presidenti amerikan vlerësoi se Shqipëria është në përputhje të plotë me kërkesat e Lirisë së Emigracionit të Kapitullit IV të Aktit Tregtar të vitit 1974, i quajtur si “Amendamenti Jackson Vanik”. Pas vendimit të marrë nga administrata amerikane, pritet që Kongresi të aprovojë ligjin përkatës lidhur me trajtimin e Shqipërisë me statusin e kombit më të favorizuar. Administrata amerikane do të koordinojë punën me Kongresin për miratimin e këtij ligji në kohën e duhur, njofton zëdhënësi i ministrisë së Jashtme.
Ky përcaktim do të forcojë më tej marrëdhëniet tregtare mes SHBA dhe Shqipërisë. Në këtë kuadër SHBA do të kontribuojë dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në Organizatën Botërore të Tregtisë.
DHUNË NË KOSOVË
Edhe një herë, policia serbe mbështetur nga autoblindat dhe pajisur me shkopinj gome ka shpërndarë dje duke përdorur dhunën një demonstratë parala jmëruar të studentëve shqiptarë të Prishtinës.
Edhe një herë, policia serbe mbështetur nga autoblindat dhe pajisur me shkopinj gome ka shpërndarë dje duke përdorur dhunën një demonstratë parala[jmëruar] të studentëve shqiptarë të Prishtinës. Rreth 20 mijë studentë shqiptarë, pak para fillimit të protestës janë sulmuar nga policia serbe, për të penguar grumbullimin e tyre në qendër të Prishtinës.
Studentët kanë tentuar të dalin në qendrën e qytetit për të protestuar edhe këtë herë për kthimin e objekteve të tyre shkollore të okupuara nga pushteti serb që prej 7 vjetësh. Për këtë arsye, përpara se të nisnin, studentët ishin kërcënuar nga policia serbe dhe forcat e policisë, të pajisura me armë automatike, shpërndanë me shkopinj dhe mjete të tjera të rinj, të cilët përpiqeshin të arrinin në qendrën e qytetit dhe mbanin në duar nga një libër në shenjë simbolike. Vetëm rreth 2000 protestues, sipas një vlerësimi të AFP-së, kishin mundur të thyenin pengesat, ta grumbullonin para Pallatit të Shtypit në Prishtinë, dhe të lexonin me zë të lartë një tekst, ku përmendeshin kërkesat e tyre dhe ngulej këmbë për karakterin “jopolitik” dhe “jo të dhunshëm” të lëvizjes së tyre. Grupe të tjera të rinjsh kishin mundur, gjithashtu, ta lexonin këtë tekst në pika të ndryshme periferike të Prishtinës, gjithnjë të ndjekur nga policia, njoftuan agjencitë e huaja. Burime të Unionit Studentor kanë njoftuar për arrestime në radhët e protestuesve, por numri i të ndaluarve dhe të keqtrajtuarve nga ana e policisë ende nuk dihet.
Ndërkaq agjencitë e lajmeve njoftuan se, pas demonstratave diplomati amerikan Nikolas Hill, i cili vezhgoi nga afër demonstratat paqësore të studentëve shqiptarë, u takua me presidentin Rugova dhe denoi ashpër dhunën e egër policore serbe ndaj studentëve shqiptarë, të cilët, sipas tij në asnjë rast nuk provokuan atë.
1997 kaloi dhe arsimi nuk u realizua. Pushteti serb i Millosheviçit, nuk ndryshoi asgjë në qëndrimin e deritashem konservator e nacionalist, duke e bindur Perëndimin edhe më tej se demokratizimi i Serbisë dhe evropianizimi i Ballkanit, janë peng në Beograd.
Frano Çaka
Dje në Prishtinë. Pengesë dhune serbe mbi protestuesit paqësorë (ROJTER)
GREQIA DO NDIHMOJË USHTRINË SHQIPTARE
Përfundoi vizitën në Shqipëri Ministri grek i Mbrojtjes, Akis Tsohaxopoulos
Ndihmë për fqinjët, ndihmë për vetveten
FAQE 2
Përfundoi vizitën në Shqipëri Ministri grek i Mbrojtjes, Akis Tsohaxopoulos
GREQIA DO NDIHMOJË USHTRINË SHQIPTARE
Ndihmë për fqinjët, ndihmë për vetveten
FAQE 2