22/11/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

22 nëntor 1998

Muslimanët, Katolikët, Orthodoksët

U BEJNË THIRRJE BESIMTARËVE

E KUSHTETUTES

Nga DRITËRO AGOLLI Më në fund në kalendarët, do të shënohet një datë “Dita e Kushtetutës”. Për tëtë vjet me radhë, pritën kalendarët të kishin një fletë të veçantë, ku të shënohej kjo ngjarje, por fleta mbeti e zbrazët dhe nuk mund të tëhëmi e bardhë, pasi ajo u shpëla, u pluhëros dhe u tymos nga shkatërrimet, rrënimet dhe djegiet në rrëmuajat e krizave politike, ekonomike, morale e shpirtërore. Kjo fletë kalendari u z… nga mungesa e dësh…s për të pasur një ligj bazë të rregullave të qendrueshme demokratike, për të mënjanuar pasigurinë dhe për të vendosur stabilitetin dhe qetësinë. Janë të rralla rastet në botë dhe në Shqipëri kur ato klasa shoqërore e politike të ardhura në pushtet, ta kenë stërzgjatur hartimin e një kushtetute gati një dekadë vitesh, që është mesatarisht një e shtata e moshës së njeriut, ose një e treta e moshës së një brezi. Por fatkeqësisht disa, me zotin Sali Berisha në krye duan t’ia rritin përmasat mungesës së kushtetutës, deri në moshën e një brezi, 25-së vjet, kur ky Sali Berishë të bëhet 75-së vjet dhe nipërit e tij njëzetë shekulli. Për këtë arsye ai, pasi bërtiti nëpër Shqipëri: “Jo kushtetutës”, u nis nëpër botë me një fletë në dorë, për të mbledhur firma kundër këtij dokumenti, firma të vërteta dhe të gënjeshtra, u nis si Don Kishoti në Spanjë, duke marrë me vete edhe një Sanço Panço dhe erdhi këtu pastaj, të na gënjente sesi i kishte takuar gjigandët, në të vërtetë Mullinjtë e Erës. Por Don Kishoti i Spanjës ishte fisnik dhe nuk gënjente, kurse Don Kishoti ynë gënjen dhe këtu qëndron ndryshimi. Kushtetuta tani është në dorën e popullit. Ajo pret bekimin dhe firmën e tij, duke mos pyetur për firmat e mbledhura nga butilonet, apo gargaljonet, nga janë e nga s’janë. Populli do të firmosë për dokumentin bazë, për kushtetutën e re, kombëtare, demokratike, moderne, jetëgjatë, siç thotë me të drejtë zoti Rexhep Meidani, është themel i fortë dhe i shëndetshëm i zhvillimit të shtetit ligjor, i lirive dhe të drejtave universale, i ardhmërisë evropiane, për dhe për fëmijët tanë. Ndaj si i tillë, ky dokument është përkrahur nga OSBE, KE, Parlamenti Evropian, OKB, BE, SHBA dhe mirëpëlqyer nga Komisioni i Venecies. Dhe duke tepër të cuditsme belbëzimet e zotit Sali Berisha, se Evropa nuk ka thënë të votohet pro kushtetutës. Sali Berisha e fyej popullin, duke e bërë atë budalla dhe ngul këmbë t’i bësojë marrëzive të tij. Çfarë do më shumë ai nga goja e Europës, kur Doris Pak thotë se Shqipëria duhet të ketë Kushtetutën e saj (ZP 21 nëntor 1998)? Por pa votuar “pro”, a bëhet Shqipëria me Kushtetutë? Prandaj të mos na bëjë kaq budallenj ky UFO me katër shkronja SALI. Dhe kështu më në fund kalendarët që vijnë do të shënojnë edhe një datë historike “Dita e Kushtetutës”.

DITA E KUSHTETUTES

10 KUSHTETUTES

Ekskluzivisht në "Zëri i Popullit" thirrjet zyrtare të komuniteteve muslimane, katolike dhe ortodokse Ekskluzivisht në "Zëri i Popullit" thirrjet zyrtare të komuniteteve muslimane, katolike dhe ortodokse