24/02/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

24 shkurt 1998

KLANI I BERISHËS, PRAPAVIJA POLITIKE E BANDAVE

PSSH dënon aktet vandale të bandave të armatosura në qytetin e Shkodrës PSSH çmon lart qytetarët e Shkodrës, të cilët gjatë tërë kohës po ruajnë gjakftohtësinë duke u distancuar prerë nga grupet e armatosura dhe duke mos u përgjigjur thirrjes së tyre për destabilitet FAQE 2

Akte dhune antishqiptare

Deklaratë e partive të koalicionit qeveritar Partitë e koalicionit qeveritar bashkohen me kërkesën e ligjshme e të qytetarëve shkodranë dhe mbare opinionit publik që kërkojnë zbatimin e rreptë të ligjit kunder të gjithë atyre qe e shkelin atë. Interesat e Shqipërisë jane mbi te gjitha.

Të thellohet reforma në polici

Deklaratë e Grupit Parlamentar të PSSH Grupi parlamentar socialist kërkon nga organet e drejtësisë që ato t’i përgjigjen më mirë se deri tani detyrave të tyre në luftën kundër krimit.

Do të miratohet paketa antikrim

Sot në Kuvendin Popullor Kryesia e Kuvendit: Veprimtaria e Kushtetueses e pezulluar FAQE 4

FORCAT SPECIALE ÇLIROJNË SHKODRËN

Pas një nate tmerri nën pushtetin dhe terrorin e bandave. Ndahen 14 kriminelë FAQE 5

Gjinushi takohet me Violanten

Delegacion i Parlamentit shqiptar në Itali FAQE 4

BERISHA TË HEQË DORË NGA STRATEGJIA E TENSIONIT

Prodi dhe Vranicki i telefonojnë kryeministrit Fatos Nano ROMANO PRODI: “Berisha duhet, më në fund të heqë dorë nga strategjia e tensionit dhe bojkotimit të institucioneve, si dhe duhet të mbajë premtimet që i ka bërë Komunitetit Ndërkombëtar” FATOS NANO: “Fakti që Berisha nuk dënoi banditët që dogjën dhe vodhën gjykatat, policinë, bibliotekat dhe institucionet bamirëse, vetëmemaskon strategjinë dhe frymëzimin politik të qëllimshëm” FRANC VRANICKI: “Do t’i propozoj qeverive dhe institucioneve ndërkombëtare që t’i bëjnë të qartë Partisë Demokratike të Berishës që nuk do t’u jepet më asnjë mundësi revanshi” FAQE 5

Asnjë motiv logjik nuk justifikon dhunën dhe terrorin

OSBE deklaron: FAQE 3

Mbrojtje shtetërore, ligjore, rendit, jetës dhe pasurisë qytetare

Deklaratë e qeverisë FAQE 3