Vlerësohen qëndrimet serioze dhe të moderuara të qeverisë shqiptare
Ministri i Jashtëm i Danimarkës Nils Petersen në Tiranë
FAQE 2
33 firmave ndërtuese u hiqet leja për ushtrim profesioni
NDËRTIMET E PALIGJSHME PËRBALLË ZBATIMIT TË LIGJIT
FAQE 5
Të vjedhësh shtetin me bekimin e shefit
KORÇË
FAQE 6
Kapet autori i plagosjes së diplomatëve anglezë
20 vjeçari Adrian Lika nga fshati i Tiranës i rrethit të Tiranës është në duart e policisë
FAQE 4
PRITET FIRMA E MEIDANIT
Parlamenti ridiskuton ligjin e kthyer nga Presidenti. Kryeministri Nano propozon ndryshimet në kabinetin qeveritar
Struktura qeveritare është diskutuar dy herë në Kuvendin Popullor dhe pasi e pati kthyer ligjin një ditë më parë, me ndryshimet e reflektuara Presidenti i Republikës e ka firmosur atë dje. Ndërkohë pritet dekretimi i përbërjes së qeverisë, pasi çdo vonesë mban pezull administratën shtetërore
FAQE 3
GARANCI PËR ZHVILLIM TË QËNDRUESHËM
Memorandumi i mirëkuptimit, bazë për marrëveshjen tre vjeçare të qeverisë shqiptare dhe FMN-së; ESAF-2
FAQE 7
RUGOVA NUK PRANON BISEDIME PA NDËRMIJETËSIM NDËRKOMBËTAR
Kosovë
FAQE 11
VIZITA E SHEFIT TË SHTABIT TË FORCAVE TË ARMATOSURA AMERIKANE
SHKUP
FAQE 11
JA PËRBËRJA E QEVERISË E PARAQITUR NGA KRYEMINISTRI NANO
Dje, zoti Fatos Nano i mandatuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë në funksionin e Kryetarit të Këshillit të Ministrave, në mbështetje të nenit 28, pika 7, të ligjit nr. 7491, datë 29.04.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese” ndryshuar me ligjin nr. 7558, datë 09.04.1992, në përputhje me strukturën e re të qeverisë të miratuar nga Kuvendi Popullor me ligjin nr. 8327, datë 16.04.1998 dhe të dekretuar nga Presidenti i Republikës me dekretin nr. 2048, datë 16.04.1998, në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar nga pesë partitë politike të koalicionit qeveritar dhe me konsultimet e bëra në bazë të saj për postet e uruara dhe kandidatët e miratuara prej tyre, i propozoj Presidentit të Republikës ndryshimet e mëposhtme në kabinetin qeveritar:
1. Zoti Sabit Brokaj të lirohet nga detyra e Ministrit të Mbrojtjes.
2. Zoti Arben Ceka të lirohet nga detyra e Ministrit të Brendshëm.
(Vijon në faqen 3)