BANJO GJAKU VRITEN TRE NË DURRËS
Policia: Bosët e trafikut të femrave po qërojnë njëri-tjetrin
DURRËS - Tiranasit i kanë hequr qafe vetën brigjet? 3 të vrarë dhe një i plagosur brenda disa minutave, krimi i masakrës “Banjës së Përgjithshme” shpërtheu në Durrës me stilin “akuzë, sionit me goditje të përqendruar”.
Drejtoria e policisë e Prefekturës thu se të enjten, rreth orës 21.00 në afërsi të vendit të quajtur “Mulliri i Bullgarit”, pranë diskos “Evropa”, në segmentin Krishbull-Xhafzotaj të boshtit rrugor Durrës-Tiranë, nga një automjetë është hapur zjarr me breshëri automatike “kallashnikov” ndaj një autoveture tip BMW me targa TR 0612 E.
FAQE 6
Trafikanti i femrave, kryengritës
TIRANË - Një shtetas u arrestua të premten në Fier, i akuzuar si një ndër pjesëmarrësit më aktivë dhe organizatori i kryengritjes së armatosur të mes shtatorit ’98, në Tiranë.
Burime nga Prokuroria e Përgjithshme bëjnë të ditur se, të premten u arrestua shtetasi, Rasin Lumeshi, 32 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Fier, nën akuzën e konsumimit të veprës penale për pjesëmarrje aktive në bashkëpunim në dhunën e ushtruar ndaj institucioneve kryesore shtetërore në Tiranë më 14 shtator ’98, dhe organizator i saj, vepër kjo e parashikuar nga neni 221 i Kodit Penal. Lumeshi, i pari që ka sulmuar hyrjen e Kryeministrisë, është fiksuar duke thyer derën kryesore të saj, duke mbajtur një antitank në pozicion luftimi. Më pas, ai ka drejtuar dhe organizuar turmat, sqaron burimet e mësipërme, duke shtuar se, për të gjitha këto organi i akuzës posedon të dhëna, prova dhe pamje filmike. Sipas të njëjtave burime, Lumeshi në vitin ’94 është akuzuar edhe për trafik femrash, ndërsa aktualisht është bashkëpunëtor i një hoteli luksoz në qytetin e Fierit. Ky është i arrestuari i dytë brenda ditës së sotme dhe i katërti gjatë dy ditëve të fundit. Që nga fillimet e hetimit të çështjes së kryengritjes së armatosur, numri i personave të vlerësuar me masa sigurimi për këtë akuzë, ka arritur në mbi 35. Të gjithë personat e arrestuar, apo të shpallur në kërkim, akuzohen: si organizatorë të kryengritjes së armatosur, si pjesëmarrës aktivë ndihmës së ushtruar ndaj institucioneve shtetërore dhe si persona të armatosur, vërtetuar me fiksime filmike apo fotografi, nënvizuan prokurorët e kësaj çështjeje.
MAJKO: NJË ZË PËR KOSOVËN
Qosja: Jemi të kënaqur me këtë koncept që paraqet Shqipëria
Kryeministri Majko dje me akademikun shqiptar Rexhep Qosja.
Foto: M. Xhufka
Kosova në pragun e një shpërthimi
FAQE 3
Kryeministri Majko dje me akademikun shqiptar Rexhep Qosja. Foto: M. Xhufka