16/01/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

16 janar 1999

Do zhdukim bandat mafioze

ITALIANË DHE SHQIPTARË PLAN TË PËRBASHKËT Do zhdukim bandat mafioze FAQE 16

Ushtria është e gatshme të mbrojë vendin

AMBASADORJA AMERIKANE, TAKIM ME HAJDARAGEN Ushtria është e gatshme të mbrojë vendin FAQE 2

Rugova në Tiranë, i ftuar nga Meidani

PRESIDENTI KOSOVAR KONFIRMON VIZITËN Rugova në Tiranë, i ftuar nga Meidani FAQE 9

FRESSH FESTON 7 VJETORIN

FESTON 7 VJETORIN

Mungojnë sekretarët socialistë Foto: A.Rama TIRANË- Mbi 500 të rinj euro-socialistë festuan dje në Tiranë 7 vjetorin e krijimit të forumit të tyre. Rreth orës 18.00 në Qëndrën Ndërkombëtare të Kulturës hareja e një brezi të ri u ushqye fort për t’i dhënë pak dritë zymtësisë së një brezi që kërkon rilindjen. Rreth këtij boshti e gjithë mbrëmja e organizuar dje, ngjau më tepër me një apel kujtese drejtuar shtetarëve të rinj të Shqipërisë. Në qendër të sallës ku u zhvillua aktiviteti, ishin dy parulla të mëdha: “Duam punë” poshtë një çilave, gjendeshin kazma e lopata, simbole të atij sensi nga duhet të sillët zhvillimi i Shqipërisë. Ndërkohë përballë historisë së FRESSH, ishte sjellë e plotë përmes parullave që simbolizonin 7 vitet e jetës së këtij forumi. “Të fitojë”, “Lironi F. Nanon”, “Ps në pushtet”, “Rrofshin eurosocialistët”, “Poshtë diktatura”, “Mos na përçani”, “Jo Kushtetutës së 7-të”, “Shqipërisë i duhet euro-socializmi”, “Po Kushtetutën, këtë fillim e ardhmja”, kështu u treguan 7 vitet e FRESSH-it. Ilir Meta, kryetar i këtij forumi dhe njëherësh edhe zëvendëskryeministër evokoi pak të shkuarën duke rikthyer në kujtesë pikërisht këto 7 vite. Meta kujtoi se edhe të përgjakur mundëm të mbijetojmë përballë një regjimi të egër dhe një njëherësh mundëm të reformonim partinë më të madhe të opozitës, Partinë Socialiste. Ai tha se ky mision i FRESSH do të vazhdojë dhe më mirë deri kur të festojmë 70 vjetorin e këtij forumi, njësoj si homologët e tij në Europë. Ndërkohë fjalët e Metës shoqëroheshin në sfond me imazhin e ri të FRESSH, imazhin e këtij viti në pushtet mbushur me konferenca studentore, konferenca punësimi, konferenca për arsimin. Kështu FRESSH hodhi dje pas shpine vitin e 7-të duke nisur të 8-in. Gjithë Perëndimi përshëndeti dje në sallë forumin më të madh rinor shqiptar. (Vijon në faqen 3)

PAPA BEKON MAJKON

Kryeministri shqiptar takon D'Alemën dhe krerët e Politi të Lirisë D'ALEMA: KOSOVA NË QENDER TË VËMENDJES Berluskoni: Të respektohen institucionet demokratike në Shqipëri, PD të hyjë në Parlament, të zbatohet ligji i skafeve Kryeministri Majko, bashkëshortja dhe grupi shoqërues e kanë përfunduar mbrëmë vizitën njëditore në Itali. Vizita e kryeministrit shqiptar është pritur me interesim të jashtëzakonshëm në Itali pas diskutimeve të kohëve të fundit, nga qeveria dhe shtypi italian, mbi shqiptarët dhe trafikun e klandestinëve. Por vizita e djeshme nuk ishte thjesht një vizitë në Republikën Italiane, por ishte një vizitë në Selinë e Shenjtë, pra në Shtetin e Vatikanit. Takimi i Majkos me Papën ishte një takim me efekte simbolike, një lloj pagëzimi i kryeministrit shqiptar nga Ati i Shenjtë. Majko pati gjithashtu takime në gjithë nivelet politike italiane, përfshi atë me përfaqësuesit e opozitës dhe me kryeministrin italian D'Alema.

BIBLIOTEKA KOMBËTARE TIRANË