Majko, Berisha...: NATO të godasë regjimin që pret koka
Partitë parlamentare vendosën të mbështesin me të gjitha mënyrat e legjitimit, të gjitha përpjekjet e shqiptarëve në Kosovë për mbijetesë dhe ekzistencë si dhe përpjekjet e unifikuara politike për vendosjen e dukë respektuar parimin e mosndryshimit të kufijve me dhunë dhe kufijve ndëretnikë. Të angazhohemi të gjithë forcat politike shqiptare të mbështesim faktorin politik e ushtarak në Kosovë, t’i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Shqipërisë dhe kudo që ndodhen të jenë të ndërgjegjshëm për situatën e krijuar dhe të shprehin solidaritetin e tyre ndaj përpjekjeve të shqiptarëve në Kosovë siç parim “Një komb një qëndrim”. T’i bëjmë thirrje faktorit politik dhe ushtarak të formojnë grupin e përbashkët negociator për të përcaktuar vullnetin politik për vendosjen në bisedime me faktorë të tjerë. I kërkojmë NATO-s dhe qeverive mike amerikane dhe evropiane që të përdorin forcën ushtarake pasi vetëm kjo mund ta çojë Beogradin në qëndrime të arsyeshme. I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar të gjykojë Milosheviçin pranë Gjykatës së Hagës si autor i krimeve kundër njerëzimit, përfundon deklarata.
FAQE 3
KRIMBAT QË JAPIN DREJTËSI
Gjyqtarët, pasanikët e rinj të Tiranës
Do të gjykohet givaltari i Fierit
TIRANË-Gjykata e Apelit do të shqyrtojë figurën e gjyqtarit Musabelliu që në kundërshtim me ligjin ka urdhëruar lirimin e një personi të arrestuar në flagrancë me 21 kg lëndë narkotike dhe 1 kg drogë.
ZJARR MBI HAJDUTËT E LAZARATIT
FAQE 16
VERI, SHTOHEN PROVOKIMET E SERBËVE
FAQE 2
REXHEP QOSJA, SERBËT NUK KANË ZOT
FAQE 9
KAPEN TRE VLONJATË ME NJË SKAF
FAQE 6
JA ÇDO TË THOTË TË JESH GJYKATËS APO PROKUROR NË TIRANË
Paga e prokurorëve 36.000 - 30.000 lekë
Paga e gjyqtarëve 30.000 - 60.000 lekë
80 përqind e prokurorëve e gjykatësve kanë makina
50 përqind “ “ “ “ kanë telefona celularë
30 përqind “ “ “ “ kanë vila
60 përqind kanë hyrë në shtëpi të reja pas vitit 1990
95 përqind i kalojnë pushimet jashtë shtetit
50 përqind e kaluan festën e Vitit të Ri në lokale luksoze
Të gjithë gjykatësit e gjykatës së Tiranës që gjykojnë veprat penale, si vrasje, përdhunime, drogë etj., pa përjashtim janë të pajisur me makina. Vendin e dytë e mbajnë ata të seksionit ekonomik që gjykojnë çështje për probleme ekonomike.
MBLEDHJE E KPD TË PSSH
Ditën e mërkurë, më 20 janar 1999, ora 10.00, në një nga sallat e Pallatit të Kongreseve do të zhvillohet mbledhja e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PSSH.
Kryesia e PSSH