SI SHPËTIJ SHQIPËRIA DO TË LIDHET ME RRJETIN NDËRKOMBËTAR TË GAZIT
FAQE 4
Milo: Mund të ketë një marrëveshje
MINISTRI I JASHTËM PASKAL MILO FLET 72 ORË PARA MBYLLJES SË RAMBUJESË
FAQE 3
Ministri i jashtëm shqiptar Paskal Milo
Gramshi, "po" çarmatimit
ZËRI I POPULLIT
18.02.1999. SHKODËR, DURRËS, ELBASAN, KORÇË, JUGU
DITARI
Gramshi, "po" çarmatimit
Për dy ditë janë grumbulluar 200 armë
FAQE 8
Burrel, krimi pushton qytetin
BURREL - Rendi vazhdon të mbetet problem.
Qytetarët gjykojnë se thembra e Akilit për vendosjen e rendit është pikë së pari policia, e cila mban në vetvete mijëra njerëz të inkriminuar, madje edhe bashkëpunëtorë të lidhur me autorët e krimeve
FAQE 11
Canabis në autobusin e udhëtarëve
DY DEPUTETË PADISIN KOMISARIN E VLORËS
Komisarin e Vlorës
Feizo e Alushi: Koçi ta shkarkojë urgjent, ne e takojmë në gjyq
TIRANË - Reagojnë ashpër deputetët e Vlorës, të akuzuar dy ditë më parë nga kreu i policisë së Vlorës, Koçiu, se ata drejtojnë trafikun e klandestinëve.
Ka qenë deputeti socialist, Alushi ai që ka bërë apel në drejtim të kryeministrit dhe ministrit të Rendit Publik, me anë të të cilit kërkojnë që të tregohet vullneti i tyre për të bërë shtet. Nga ministri i Rendit, Koçi, deputeti vlonjat i akuzuar ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të drejtorit të policisë së Vlorës, për akuzat e këtij të fundit, akuza të pabaza në drejtim të një deputeti të zgjedhur me votat popullit. Nga ana tjetër, deputeti Alushi ka depozituar padinë penale ndaj Koçiut. “Për një nëpunës të shtetit, siç është edhe drejtori i policisë së Vlorës, është e dënueshme të akuzojë me kompetencë, publikisht një deputet të Kuvendit Popullor dhe për më tepër pa asnjë provë. Kjo është një shkelje e Kushtetutës së re dhe e dinjitetit të një deputeti të cilin e mbron kjo Kushtetutë. Prandaj ai duhet të shkarkohet nga posti, ku me Koçiun do të takohem vetëm në gjykatë”.
FAQE 15
Dy islamikët, në pranga për terror
TIRANË- Arrest me burg për dy terroristët e huaj egjiptianë.
Kjo ka qenë masa e sigurisë që mori dje trupi gjykues i përbërë nga gjyqtari Sokol Pasho dhe prokurori Ajaz Gjeta ndaj Mohamed Nexhip Jasim dhe Abdyl Muhem Naem, të cilët akuzohen për falsifikimin e një sërë dokumentash zyrtare dhe për armëmbajtje pa leje. Përfaqësuesi i akuzës paraqiti para togave të zeza provat e grumbulluara nga shërbimet sekrete ndaj veprimtarisë së dyshimtë të dy personave. Kanë qenë ekspertët e SHIK, të cilët kanë organizuar arrestimin e dy islamikëve. Sipas verifikimeve të kryera, u bë e mundur kapja e dy egjiptianëve dhe dy shqiptarëve.
FAQE 2
Mohamed Nexhip Jasim dhe Abdyl Muhem Naem, duke dalë dje nga gjykata e Tiranës (ROJTER)
Shteti po funksionon
VLORË- Kanali privat televiziv “Amentia” ka organizuar një sondazh.
Nga 100 telefonata, 45% e telefonuesve kanë pohuar se shteti ka nisur të funksionojë. 30% kanë pohuar se shtetit i duhet akoma shumë për të bërë, ndërsa 25% kanë pohuar se shteti po bën shumë pak.
FAQE 7
... autobusin e udhëtarëve
Policia bllokon 14 kg në një çantë udhëtimi të braktisur
FAQE 2
MONEDHA
$1.7031
1.6995
Dollar 146.90
1.6825
Euro 157.50
M T W T F