Shqiptarë të Kosovës që mbetën gjallë nga lugina e Bllacës, dy ku i mbajtën maqedonasit (REUTERS)
Serbët: 30 mijë shqiptarë për të trembur bombat
Serbët i marrin në kufi me Maqedoninë
Maqedonia, që ndodhet në jug të Kosovës, largoi papritmas rreth 40 000 refugjatë nga “toka e askujt” famëkeqe në Bllacë, rreth 30 km nga Shkupi, për në kampet tranzite ose me autobuzë në drejtim të Shqipërisë. Në Gjevgjeli, zëdhënësi Pol Stromberg i zyrës së Komisariatit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, UNHCR, tha se nuk dihet numri i saktë i refugjatëve që kanë qenë bllokuar në zonën e Bllacës dhe i atyre që nuk dihet se ku kanë shkuar. I pyetur nëse numri i atyre refugjatëve që mungojnë, është 30 000, ai përgjigjet: “Po”.
Fëmijë shqiptarë në kampet e refugjatëve, Maqedoni
Komisionerja e BE, Bonino dhe Ministri i jashtëm Milo (REUTERS)
350 milionë EURO për Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi...
Bashkimi Evropian dha 250 milionë EURO ndihmë humanitare për Shqipërinë, Maqedoninë dhe vendet e tjera që kanë pritur refugjatë kosovarë.
Bashkimi Evropian dha 100 milionë EURO si mbështetje buxhetore për Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi
MINISTRAT MILO E ANGJELI, SUKSES NË LUKSEMBURG: FAQE 5