13/04/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

13 prill 1999

Serbet vrasin 3, plagosin 12 në Tropojë

ALEANET BOMBARDONE POZICIONET SERBE MBI MORINE: FAQE 16

PO VIJNE 50.000 USHTARE TE UÇK

BERLIN - Sipas përfaqësuesit të UÇK-së për çështjet e jashtme Sabri Kiçmari, janë të paktën 50000 kosovarë me banim në Gjermani, të cilët janë të gatshëm të nisen për të luftuar në radhët e UÇK-së kundër serbëve. Ai i tha së përditshmes

BANKA BOTERORE: GATI KREDIA 30 MILIONE USD

Kryeministri Majko takon drejtoreshën e Bankës Botërore për Shqipërinë, Ana Hartman TIRANE - Kryeministri shqiptar, Pandeli Majko priti të hënën drejtorin e Bankës Botërore, Franco Pasacantante dhe drejtoren për Shqipërinë e kësaj Banke, Ana Hartman dhe stafin e saj, beri te ditur per ATSH-ne ministria e Informacionit. Misioni i BB, ka vizituar Shqipërinë per te diskutuar per menyra dhe mundesite e akordimit te nje asistence sa me te shpejte, per te ndihmuar Shqipërine ne perballimin e situates se krijuar, nga ardhja e refugjateve kosovare te luftes dhe per te zbutur ndikimet, qe do te kete nje gje e tille ne ekuilibret makroekonomike te vendit. “Po përpiqemi të bëjmë të pamunduren. Ndjejme vesh- pamundurën. Ndjejmë vështirësi, por jo panik në veprimet tona. Ne po trajtojmë tani strategjitë afatgjata për të trajtuar situatën; ndihmë për refugjatët kosovarë të luftës dhe mbështetje direkte në buxhetin e shtetit”, tha Kryeministri Majko. “Kriza ka dhënë sinjalet e para të ndikimit në sistemin makroekonomik të vendit”, tha ministri Angjeli, duke numëruar arsyet financiare se pse ndodh një gjë e tillë. Ministri Angjeli, theksoi rëndësinë e mbështetjes së buxhetit të shtetit dhe dhënien e një asistence për familjet shqiptare që kanë pritur refugjatë kosovarë të luftës. Drejtoria për Shqipërinë e BB, Ana Hartman shprehu admirimin e saj te thelle per masat marra nga qeveria shqiptare dhe mbeshtetjen qe i eshte dhene asaj nga popullata, ne perballimin e fluksit te refugjateve kosovare te luftes, qe kane ardhur ne Shqiperi. “Ne po punojmë shpejt për të dhënë asistencën tonë, sepse e konsiderojmë problemin që ju po përballoni të një permasë absolute”, tha Hartman. Misioni i BB njoftoi se, po kryhen procedurat për dhënien e një kredie prej 30 milionë dollarësh, si mbështetje buxhetore për Shqipërinë. Në takim u theksua se BB, pavarësisht situatës së rëndë që po kalon Shqipëria, është e vendosur të vazhdojë asistencën e saj në plotësimin e axhendës së saj për kryerjen e reformës.

Vijnë çdo ditë nga Gjermania për në Bullgari, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi

BERLIN - Sipas përfaqësuesit të UÇK-së për çështjet e jashtme Sabi Kicmari, janë të paktën 50000 kosovarë me banim në Gjermani, të cilët janë të gatshëm të nisen për të luftuar në radhët e UÇK-së kundër serbëve. BERLIN - Sipas përfaqësuesit të UÇK-së për çështjet e jashtme Sabi Kicmari, radhët e UÇK-së kundër serbëve. Ai i tha se përditshmërisht “Sueddeutsche Zeitung” se niset çdo javë grupe shqiptarët që me mjete të ndryshme arrijnë jo vetëm në Shqipëri por edhe në Bullgari, Maqedoni e në Mal të Zi. “Disa nisën në grupe prej pesë vetësh me një makinë, të tjerë organizohen në grupe më të mëdha.” Përveç kësaj ai foli për një kontakt të vazhdueshëm me NATO-n. “Natyisht që aleanca atlantike ka nevojë për UÇK-në e cila e njofton mbi vendndodhjen e trupave serbe. Në një rast kemi informuar NATO-n edhe për 5000 kosovarë të mbledhur në një stabiliment industrial, i cili është objektiv i mundshëm i një bombardimi. Jemi në çdo japim informacionet e nevojshme.” Më tepër se 3 000 shqiptarë nga Kosova të vendosur në vende të tjera të Europës kanë mbërritur me anije që prej një jave si vullnetarë për të luftuar kundër forcave serbe në Kosovë, sipas një zyrtari të portit kryesor shqiptar. Vetëm gjatë ditës së dielë, mbërritën me traget nga Italia 500 persona për t’u bashkuar me UÇK-në, i saktësoi AFP-së Leonidha Gjermeni, i cili drejton portin e Durrësit. Negociatori Hollbruk në takimin e parë me krerët e UÇK-së (REUTERS)

Ka varre masive

100 varre në dy radhë Shtetet e Bashkuara disponojnë imazhe satelitore që tregojnë ekzistencën e varreve të përbashkëta në Kosovë, në afërsi të Rahovacit (jug-perëndim), sipas kanalit televiziv amerikan, ABC, që u referohet burimeve ushtarake. “Janë rreth 100 varre të tilla. Ato janë hapur gjatë dy javëve të fundit. Ato janë hapur në 2 radhë të mëdha dhe janë të ngjashme me varret e gjetura pas përfundimit të luftës në Bosnjë”. NO GRAVES PRESENT NEW GRAVES IN PUSTO SELO, KOSOVO NEW GRAVES PRISHTINA PUSTO SELO 9 APRIL Në foto: Fotot e treguara nga NATO që provojnë ekzistencën e varreve masive në Pusto Selo, Rahovec. (REUTERS)

10 DITË, 16.500 TON NDIHMA

Sipas statistikave të Komisionit qeveritar të ndihmave deri dje kanë mbërritur në Shqipëri rreth 30 milion dollarë ndihma për të ardhurit nga Kosova. Këto ndihma kryesisht janë ushqime, banjanie, tenda, barna dhe pajisje mjekësore. Ndihmat kanë destinacione të ndryshme, për qeverinë, OJQ, Kryqi i Kuq, UNHCR, Projekti Botëror për Ushqimin etj. Për qeverinë ndihmat humanitare zënë 8.7%, ndërsa OJQ dhe organizmat ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri kanë 91.3%.

Albania Online

VIZITONI: www.albaniaonline.net (shih ne faqe 5)