21/04/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

21 prill 1999

Banka do ruajë lekun

FAKTORET E BRENDSHËM DHE MBËSHTETJA FINANCIARE NGA JASHTË: FAQE 13 Guvernatori Cani

Një njeri që “e trembë e të luftojë krimin”

Dje Ministri i Rendit Publik, Petro Koçi, prezantoi në Vlorë shefin e rinj të policisë. Pak orë më parë ai kish pezulluar nga detyra drejtorin e policisë së Prefekturës me motivacionin “thyerje e rëndë e disiplinës së punës”. Pas motivimit hermetik, zyrtarët të Ministrisë sqaron se kjo masë u mor pasi Koloneli që drejtonte policinë e Vlorës flinte natën në Fier dhe rrinte ditën në Tiranë. Bashkë me të, die, janë rëzruar edhe drejtuesit e tjerë të policisë së Vlorës. Në vend të tyre, Ministri u dha urdhërin e detyrës së re dy oficerëve, për të cilët fjalët e mira nuk janë kursyer në detyrat që ata kanë kryer në Korçë, Kolonjë apo edhe Sarandë. Ministri prezantoi dje emërtesën e tij ndëkohë që ka mbetur bosh edhe vendi i drejtorit të Policisë së Vlorës, për të cilin firmën e fundit e vendos kryeministri. Emërimi i munguar ka ardhur si pasojë e kohës së domosdoshme për të përmbushur procedurat nga propozimi deri tek firma e fundit. Dëshira e mirë të shtyn të besosh këtë edhe pse pas kësaj mund të dëgjosh çdo lloj isoje tallëse të tipit: naiv, idealist, budalla. Vendi i drejtorit të Policisë së portit të dytë më të madh të vendit, ka vënë në ethe këto orë të fundit shumë njerëz. Ka midis tyre, skafistë, kontrabandistë, vrasës, hajdutë. Kjo sepse në Vlorë ekziston i ngritur një trafik gjigand njerëzish, droge, armësh, prostitucioni. Në Vlorë ekziston e hapur një portë për të gjithë llojet e vrasësve që duan t’i shpëtojnë ndëshkimit shqiptar. Në Vlorë, ekziston tashmë një klasë biznesmenësh dhe tregtarësh të cilët janë bërë e gjiobave marramendëse, të cilët pasurinë e tyre po e shpenzojnë jashtë dëshirës për të mbajtur në këmbë krimin. Por, përballë gjithë këtyre, janë vendosur prej kohësh edhe një grup i madh njerëzish të cilët kërkojnë që qyteti port t’i largohet njerëzve e mirë krimit, parave të pista, vrasjeve dhe vjedhjeve jo më në mes të ditës, por edhe gjatë natës së errët. Ndaj tenderat për shefin e ri të policisë së Vlorës, aplikuar deri pak muaj më parë, janë fytyra më e rëndë për këta njerëz që fljojnë që nga qytetari numër 1, kryetari i Bashkisë, deri tek nëna e e fundit e Vlorës që ka hedhur shaminë e zezë në kokë. Procedura e emërimit të një drejtori policie, pavarësisht nga karakteri ushtarak, nuk duhet t’i ngjajë letrave me vrimë, hedhur në një kuti të errët. Përkundrazi, njerëzit duhet të konkurrojnë, me cilësitë e tyre, përkushtimin, sakrificat dhe mbi të gjitha me rezultatet e punës së tyre. Nuk do t’i mbushte mendjen kërkujt, një polic emri i të cilit nuk ka bërë as zgjidhë në mirërrethinat e një qyteti afër Vlorës, e jo më banditët që gëljbin Vlorën, i cili mund të bëhet sot drejtor vetëm sepse është kandidatura e vetme dhe akademike e cila vihat për t’u firmosur.

Vijnë ushtarë dhe armatim

Çdo orë në Rinaso mbërrijnë ushtarët dhe armatimi i NATO-s. Por ndërsa ushtarët po mbushin kontigjentin e deklaruar prej 12 mijë trupash të cilat do të jenë edhe me sherbim humanitar, një infrastrukturë e tërë ushtarake po vjen dhe do të jetë në mbrojtje të helikopterëve “Apash”. Për ta u tha dje se mbrritën të parët në Shqipëri. Prashutistë amerikanë, trupa komando do të jenë në mbrojtje të tyre dhe do t’i udhëheqin në operacionet e luftës në Kosovë. Por në mbrojtje të tyre, dhe mbrritën në Rinas edhe raketa për luftën kundër sulmeve ajrore, e cila mund të vërë në rësk vrasësit e tankeve. Mjetet të rënda në Rinas duke shkarkuar nga avionët raketat e NATO-s (REUTERS)

ERDHËN RAKETAT

USHTARËT SHQIPTARË MBROHEN NË QAFË - PRUSH FAQE 15

E njohim qeverinë e Thaçit

Koalicioni shreh mbështetjen ............... FAQE 5

Kadare: Rugova jo më lider

Shteti shqiptar me dinjitet ............... FAQE 16

Goditet qendra e raketave tokë-tokë

Në orën 22:45 natën e së hënës aeroplanët e NATO-s kanë goditur stacionin satelitor tokësor “Jugoslavia” në Prilike, afër Ivanjicës. “Në dy sulme janë lëshuar katër raketa”. ............... FAQE 3