SOT, PERENDIMI LIND NE SHQIPERI. ORA 9.00/ BLER: “GOOD MORNING MAJKO!”
(Foto: Reuters)
Në foto: Kryeministri Britanik TONI BLER duke përshëndetur pritësit e tij dje në Sofie, Bullgari
Welcome Tony! Mijëra studentë sot, ora 13.00 para kryeministrisë
Kryeministri Bler arrin në Tiranë në orën 9.05 të mëngjesit në aeroportin e Rinasit, ku do të ketë një takim me kryeministrin shqiptar Pandeli Majko. Kryeministri britanik do të niset menjëherë në kampingun e refugjatëve kosovarë të lutës në Elbasan, ku do të mbërrijë në orën 10.20. Pas kthimit nga Elbasani, në orën 13.00 kryeministri britanik, Toni Bler do të jetë në një takim me kryeministrin shqiptar, Pandeli Majko.
Ndaj qeverisë së zotit Majko, që nuk ka më shumë se gjysmë viti në pushtet, nuk kanë munguar sfidat gjithfarëshe, të cilat kanë nisur që në ditët e para të veprimtarisë së saj dhe vazhdojnë intensivisht sot e gjithë ditën. Ngado që të kthejnë ardhur këto sfida, një gjë dihet: me gjuhën e popullit ato quhen “gurë në rrota”.
LEXO NË FAQEN 16
Në foto: Kryeministri Britanik TONI BLER duke përshëndetur pritësit e tij dje në Sofie, Bullgari. (REUTERS)
Meidani firmos: Poçi ministër i Rendit Publik
Presidenti Meidani ka firmosur dje shkarkimin e ministrit Koçi
FAQE 3
Raketat, tanket arrijnë në kufi, në veri të vendit
NATO instalon raketa kundërajrore. Divizioni i Kukësit nxjerr tanket
FAQE 16
Rugova kundër UÇK-së, por dhe kundër Rambujesë
Rugova: Bëra thirrje të ndaleshin bombat, për pak li për familjen time
FAQE 2
Skafistët blejnë katërqind kosovarë çdo ditë në Durrës
Tragjedi në Vlorë, 3 të vdekur, shumë të plagosur
VLORE- Një tragjedi e re i shtohet numrit të fundit të tragjedive detare të këtij fund-shekulli në ngushticën e Otrantos.
Rojët bregdetare italiane të cilat mbajnë nën kontroll të rreptë vijën bregdetare të Shqipërisë kanë zbuluar tre gomone të cilat të mbushura me klandestinë kishin marrë drejtimin e brigjeve italiane. Menjëherë ata vihen në ndjekje të tre gomoneve, dy prej të cilave i shmangen kursit, kurse e treta ecën paralelisht në brigjet shkëmbore të Karaburunit dhe përplaset më pas me shkëmbinjtë duke u çarë dhe duke shkaktuar një tragjedi. Rreth kësaj tragjedie kërkuam edhe prononcimin e shefit të komisariatit të Policisë së Vlorës nënkolonel Arben Zylfytari, i cili bëri të ditur rreth kësaj ngjarje se janë gjetur tre persona të vdekur, një grua dhe dy fëmijë, si rezultat i përplasjes së një gomoneje me rreth 40 kosovarë në bord, me shkëmbinjtë e Karaburunit.
Çiljan Hoxha