20/05/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

20 maj 1999

Policia gjen 200 kosovarë në Karaburun

. Kapet anija që transportonte klandestinë.

90 përqind e krimeve lënë, përsëritesa

. Lufta kundër krimit pa sukses kur gjykata nuk është me ne.

Bën "Romeon" dhe shpëton me pak burg

. Vetëm katër mua burg për rrëmbyesen e 16 vjeçares.

MAJKO: PRIORITET I QEVERISË, LINJA ANGLO-AMERIKANE

. KRYEMINISTRI I PËRGJIGJET ISH KRYETARIT TË PS, NANO PËR TË PATUR NË VËMENDJE NJË INICIATIVË ITALIANE

NJERËZIT E BERISHËS

KANË MARRË URDHRËR TË DESTABILIZOJNË . NJERËZIT E BERISHËS

MAJKO: SOT U RIBINDA PËR FIRMËN QË HODHA

SQARIMET E RADHËS NË GRUPIN PARLAMENTAR . MAJKO: SOT U RIBINDA PËR FIRMËN QË HODHA. EKSKLUZIVE. Ja çfarë u tha në mbledhjen e grupit socialist

BERISHËS USHTARËT E UÇK-së

Të njohur emrat, policia nis goditjen Në foto: Militantë të PD-së para selisë së kryeministrisë më 14 shtator 1998 (REUTERS)

Berisha- ky krijues trazirash

“The Times” verifikon edhe njëherë pas përgënjeshtrimit të Berishës shkrimin Gazetari britanik Tom Ealker dhe redaksia e “The Times” kanë verifikuar dhe deklaratat e Sali Berishës të inçizuara dhe më pas të pasqyruara në artikullin e tij të shkruar nga Tirana me titullin e mësejshëm të botuar në gazetën londineze “The Times”, më 18 maj 1999 shkruan: Ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha e ka përshkruar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si një grumbull bandash rivale të pafe, të stërvitur keq, të paaftësuar dhe të përçarë. Ai theksoi se Qeveria Shqiptare e drejtuar nga socialistët ishte duke nxjerrë fitime nga kontrabanda e armëve me UÇK-në në Shqipërinë e Veriut. Ai insistoi që guerilët duhet të riorganizohen me ndihmën e NATO-s dhe të ushtrisë shqiptare. Berisha, fuqia e të cilit ka rënë së tepërmi gjatë dy viteve të shkuara, ka refuzuar të njohë qeverinë e re të UÇK-së për Kosovën. Në vend të saj ai nxiti shqiptarët që të mbështesin liderin pacifist Ibrahim Rugova, influenca e të cilit gjithashtu po venitet me shpejtësi. Zyrtarët e UÇK-së ishin të zemëruar me komentet e tij dhe theksuan se ai ishte i prirur në përçarjen e luftëtarëve me ndihmën e aleatit të tij të vjetër, disidentit kosovar, mjekut me gënedër në Zvicër, Bujar Bukoshi. UÇK theksoi se një loj si zoti Rugova, që të dy zoti Berisha dhe zoti Bukoshi kishin qëndruar aq larg luftimeve saqë ata e kishin humbur respektin e shumicës së shqiptarëve të Kosovës. Diplomatët perëndimorë në Tiranë e kanë tipizuar zotin Berisha si një krijues trazirash. Një burim zyrtar pyeste se përse Perëndimi vazhdonte të mbështeste zotin Rugova, kredibiliteti i së cilit ishte groposur thellë pas takimit të tij me presidentin jugosllav Milosheviç. “UÇK-ja duhet të luftonte për dinjitet kombëtar,” theksoi ai. “Ata nuk do ta çlirojnë Kosovën - NATO do ta bëjë këtë - por ndihmojnë etjen vitale. Por çfarë është duke bërë Qeveria jonë? Mijëra ushtarë të rinj të ardhur nga i gjithë Perëndimi stërviten për dy javë nga njerëz vërtet të pakualifikuar. Qeveria shqiptare, e cila është më shumë e interesuar për trafikë, përbën thelbin e të gjitha problemeve të tyre.” Në mënyrën më të diskutueshme, ai pretendon se UÇK-ja kishte vrarë Fehmi Aganin, zëvendësin e Rugovës në LDK. UÇK-ja dhe diplomatët perëndimorë theksojnë se ky pohim ishte absurd.

Lazio fiton të fundit Kupë të Kupave

Lazio 2 Majorca 1 TIRANA - VLLAZNIA, GATI SFIDA

PËR FIRMËN QË HODHA

EKSKLUZIVE Ja çfarë u tha në mbledhjen e grupit socialist KOÇI HARRON AKUZAT ME MAFIE POLITIKE FAQE 3 Se fundi edhe dekreti i Meidanit: Emërohet ministri Poçi