05/06/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

5 qershor 1999

TROKET ORA E FITORES

SOT NË OREN 18-te NË STADIUMIN “QEMAL STAFA” SHQIPERI-NORVEGJI Shqiptarë, mbështesni Shqipërinë FORMACIONET E SKUADRAVE SHQIPËRIA Strakosha Shulku Xhumba Fakaj Haxhi Lala Vata Kola Bushi Raklli Tare NORVEGJIA Olsen Bergdolmo Hofton Pedersen Hegem Rekdal Mykland Solbakken Iversen Rudi Flo TIRANË-“Dita e shtunë është ditë më e rëndësishme e futbollit tonë për këtë sezon” ka deklaruar dje kapiteni kapiteni Rudi Vata. Jo vetëm nga kjo deklaratë por edhe nga ajo e të gjithë lojtarëve duket se tanët janë të bindur më shumë se kurse të ndeshëm ka ardhur momenti që të fitojmë. “Skuadra është mjaft mirë pasi se gjithë lojtarët e formacionit i kanë kaluar problemet fizike-theksoi Haxhi-, psikologjikisht jemi të bindur se mund të marrim tre pikët përballë kundërshtarëve që janë me të fortë e grupit”. Loja e tanëve do të ndryshojë pasi përballë do të kemi një kundërshtar që luan mjaft i tërhequr dhe e respekton taktikën e vet në mënyrë perfekte dhe të saktë. “Publiku duhet të jetë i durueshëm”-kërkon Haxhi- pasi loja e tanëve do të jetë shumë më e kujdesshme se sa në ndeshjet e tjera. Përballë do të kemi një kundërshtarë të fortë që pret në zonën e tij me mjaft qetësi dhe nuk kemi ndërmend që të bëjmë në gabime e tyre [pjesa e fundit e tekstit është e paqartë].

PALLATET PO BEHEN ME HEKUR RADIOAKTIV

Tregtarët po sjellin nga ish-Bashkimi Sovjetik hekur radioaktiv Urdhëron ministri: Kontroll firmave nga Tepelena, Vlora dhe Durrësi Tregtarët po sjellin nga ish-Bashkimi Sovjetik hekur radioaktiv PALLATET PO BEHEN ME HEKUR RADIOAKTIV Urdhëron ministri: Kontroll firmave nga Tepelena, Vlora dhe Durrësi FAQE

ESKLUZIVE

TIRANË-Hekur radioaktiv po hyn me shumicë në Shqipëri. Një grup firmash të ndryshme kanë një kohë të gjatë që kanë zbuluar një treg të lirë të hekurit në Lindje të Europës nga ku po sjellin në Shqipëri sasi të mëdha. Dyshimet mbi ekzistencën e një linje të fortë tashmë në importin e këtij lloj hekuri janë shtuar shumë ditët e fundit. Informacionet e mbërritura me shumicë në Drejtorinë e Doganave konfirmojnë se disa firma që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Tepelenë, Vlorë, Durrës etj po importojnë hekur ndërtimi nga ish vendet e Bashkimit Sovjetik duke e kaluar atë në pikat e kalimit doganor, Kakavijë, Vlorë, Durrës dhe kryejnë veprimtari të paligjshme.

Majko: Jo, trupave ruse jashtë komandës së NATO

Kryeministri shprehet pas vendimit të serbëve Ne njohim vetëm 5 kushtet e NATO-s Kryeministri shprehet pas vendimit të serbëve Majko: Jo, trupave ruse jashtë komandës së NATO Ne njohim vetëm 5 kushtet e NATO-s Në foto: Kosovarë nga Malisheva të rrahur nga forcat speciale serbe mbërrijnë edhe dje në Kukës (REUTER)