13/06/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

13 qershor 1999

ARIU RUS DO TË NA MBAJË PENG

Amerikanët, britanikët, gjermanët, francezët, italianët hynë në Prishtinë Pesë mjete e para të kontingjentit britanik të KFOR-it kanë hyrë gjatë mbrëmjes së djeshme në Prishtinë. Trupat paqeruajtëse të NATO-s, në agim hynë në Kosovë nëpërmjet Maqedonisë për të filluar marrjen nën kontroll të krahinës pas tërheqjes së trupave serbe. Helikopterët Chinook dhe Puma në bordin e të cilëve ndodheshin anëtarë të regjimentit britanik Gurka dhe parashutistë kaluan kufirin rreth orës 0130 GMT. Operacioni është një prej ndërmarrjeve ushtarake më të mëdha në Europë qysh nga Lufta e Dytë Botërore. Rusët dhe britanikët përplasen dje në aeroportin e Prishtinës ARRIN NË MBRËMJE NË PRISHTINË GJENERALI BRITANIK XHEKSON Ushatarë britanikë duke marrë pozicionet në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë (REUTERS) E diel 13 qershor 1999 Gazeta e Partisë Socialiste të Shqipërisë Çmimi 30 lekë. Për Greqi 3000dpx

GODITET MAFIA NË PORTIN E DURRËSIT

Në pranga kontrabandistë dhe policë FAQE 10

Majko: Endrra e keqe me fantazmat e Luftës së Dytë Botërore s’është davaritur ende

Kryeministri Majko falenderon gjeneralët shqiptarë dhe ata të NATO-s Dafina për ushtarët e NATO-s, UÇK-në dhe ushtarët shqiptarë Kryeministri Majko falenderon gjeneralët shqiptarë dhe ata të NATO-s Majko: Endrra e keqe me fantazmat e Luftës së Dytë Botërore s’është davaritur ende Dafina për ushtarët e NATO-s, UÇK-në dhe ushtarët shqiptarë TIRANË- “Shtabi i Përgjithshëm, gjeneralët e tij dhe ata mijëra ushtarë që u reshatuan për ditë të tëra në vijën e frontit, meritojnë dafina për mënyrën se si i plotësuan detyrat e ngarkuara. Historia do të rezervojë faqe të arta për veprimet luftarake të ushtrisë shqiptare”. Duke iu drejtuar atashëve ushtarakë të vendeve të Aleancës, Majko tha se “duke respektuar spaletat tuaja, dëshiroj të kujtoj atë epope luftarake që shkruan djemtë e vajzat e UÇK-së, që mishëruan vendosmërinë për të luftuar e mbrojtur të njëjtën kauzë me atë të ushtarëve e gjeneralëve të NATO-s”.

SOT GJERMANET NGA MORINA NE PRIZREN

Mijëra trupa dhe 100 tanke "Leopard 2"

Kamdesy vien me "ESAF 2" në Tiranë

FMN dhe Shqipëria firmosin "ESAF 2" të hënën në Uashington

Objektivi rus: një krizë e re(?!)

"ABC" Dje mbarë bota demokratike mbajti për disa orë frymën pezull nga një aksion sa aventurues aq edhe diversional i një kontingjenti forcash ushtarake ruse, që u nis në fshehtësi nga Bosnja nëpër Serbi, për të gjendur befas Kosovën në ovë, në Prishtinë. Dikush e quajti këtë hap si “zgjimi i vonuar i ariut rus”. Por pas kësaj fraze, vjen një alarm i brendshëm për çdo shqiptar në veçanti, si dhe për gjithë komunitetin ndërkombëtar në përgjithësi: Përsë rusët e bënë këtë hap? Kush u urdhëroi atë? Sa është e gatshme Moska të respektojë marrëveshjen e paqes? Përse nguron ushtaraku rus? Këto pyetje të përligjura kanë disa përgjigje. Përgjigja e parë do të ishte: Rusia, ndonëse e detyruar vetëm me fjalë të “asgjëson NATO”-n, pasojë kjo e interesave të saj ekonomike dhe financiare ndaj Perëndimit, nuk don të pranojë realitetet e reja të krijuara në Evropën e pas luftës së ftohtë, pjesë e të cilave janë edhe zhvillimet e fundit në Kosovë, në Serbi dhe në gjithë rajonin e Ballkanit. Me këtë aksion rusët dëshën të shtyjnë zotën e vakumin që po krijojnë në Kosovë për ta vënë komunitetin ndërkombëtar e më mënyrë të veçantë NATO-n para faktit të kryer. Ata bënë me këtë rast një testim për vendosmërinë e Perëndimit në sigurimin e një të ardhmeje tjetër për Kosovën. Pas këtij aksioni ushtarak, që fillimisht u quajt nga ministri i jashtëm i Moskës “gabim”, provuan që NATO nuk ka ndërmend t’i tolerojë, pra që ajo nuk është e gatshme t’i lëshojë rrugë objektivit rus të shpallur prej disa kohësh për dy komanda në Kosovën e pasluftës. Aksioni i tyre, ndërkohë që po flitet se është ndërmarrë jo nga koleksionistë e ndonjë gjenerali, por me urdhër direkt nga Kremlini, tregon edhe diçka tjetër, që rusëve nuk u shkon më rolli megaloman në marrëdhëniet ndërkombëtare, dhe aq më pak në skicimin e të ardhmes së Kosovës. Pavarësisht as lëshimit vetëm “ndërmjetës të paqes” për Kosovën, nuk mund të marrin përsipër “rollin e qilimtareve” të saj. (Vijon në faqen 11) FAQE 3-4

2P

FUNDJAVE