07/07/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

7 korrik 1999

PD shtyn Kongresin, nuk mbahet në 8 korrik

BERISHA ESHTE I SEMURE RENDE

Lajmi i bujshëm për gjendjen e rënduar shëndetësore të kryetarit të PD-së TIRANE - Berisha i sëmurë rëndë. Ky lajm i bujshëm ka dalë dje në mënyrë klandestine nga selia blu, ku është bërë prezent edhe shkaku i mungesës së rrallë të Berishës në zyren e tij, në selinë e PD. Informacionet që kanë ardhur nga selia e PD ka vënë në dukje lajmin e dyshimtë për shëndetin e rënduar të Berishës në prag të kongresit të jashtëzakonshëm të PD, kongres i cili do të vendosë hyrjen në Parlament. Duket se megjithëse në mënyrë zyrtare është deklaruar se Berisha është iniciatori i hyrjes në Parlament, shëndeti i tij i dobët nuk e ka përballuar ngarkesën e fortë të këtij vendimi për hyrjen në legjislativ, përderisa të gjitha qelizat e kryetarit të PD gjatë më shumë se dy vjetësh kanë punuar me kapacitet të plotë kah drejtimi i bojkotit. FAQE 3

Klubet e ministrive, mejhanet që po trashëgohen qeveri pas qeverie

Qofte, bifteke, sallam, bërxollë, kos me fruta, pije alkoolike dhe freskuese-ja mënyra e ditës SPECIALE FAQE 6-7

Bizneset amerikano-greke shpejt në Shqipëri

FAQE 2

Shqipëria, projekte me Maqedoninë e Malin e Zi

FAQE 2

Majko firmosi kreditë për ata që humbën shtëpitë në fajde

FAQE 5

Deri më 30 gusht 1999 të jenë gati listat e qytetarëve që do të përfitojnë nga kredia greke • Listat përgatiten nga pushtetet lokale • Në dhjetor do likuidohet 10 përqind e kredisë, ose 500 milionë drahmi që do të përdoren për blerje banesash • 4 miliardë e 500 milionë drahmi do të administrohen nga Enti Kombëtar i Banesave për ndërtimin e pallateve të qytetarëve që humbën shtëpitë në firmat rentiere

Mb lidhet KPD i PSSH

Mblidhet KPD i PSSH Ditën e premte, datë 9 korrik 1999 ora 10.00, në një nga sallat e Pallatit të Kongreseve do të zhvillohet mbledhja e KPD të PSSH, i cili do të diskutojë rreth rendit të ditës dhe datës së zhvillimit të Kongresit të III-të të PSSH. KRYESIA E PSSH