24/07/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

24 korrik 1999

Nga “do më heqin, s’do më heqin” në “do bëhem ministër, s’do bëhem ministër”

Erion Braçe Deklarata e “Miqve të Shqipërisë” shkaktoi dje një mori reagimesh, midis të cilave shumë ishin të çuditshme. Kështu, disa ministra nisën të bëjnë prova me petale lulesh njësoj sikur ishin të vegjël: “Do më heqin, s’do më heqin”. Përballë tyre, njerëzit e përlyer gjatë viteve të fundit, veçanërisht në dogana, bursa dhe që janë në rrethin e Sali Berishës, hiqnin të njëjtat petale, por me fjalë të tjera: “Do bëhem ministër, s’do bëhem ministër”. Përballë këtyre dy ekstremeve, shumë pak u dëgjuan mendimet se çfarë duhet bërë. Jo për zgjedhje, jo për zënien karikesh, por për shqiptarët. Të lexosh një deklaratë është e thjeshtë, ta përdorësh atë në propagandë natyrisht që gjen plot ish-komunistë nga ata të oborrit të Hoxhës, që dinë ta bëjnë këtë shumë mirë. Por, t’i pranosh kritikat e saj, t’i ...

Majko: Destabilizimi kushton më shumë se investimi për stabilitetin në rajon

Kryeministri shqiptar kokë më kokë me presidentin e Malit të Zi FAQE 9

D’Alema do angazhojë Italinë për zhvillimin e Shqipërisë

Meta, Bufi, Fasino, Bersani: Në 30 korrik, në Sarajevë ndihma konkrete për të ndihmuar Shqipërinë FAQE 7

Shqetësimet e “miqve”, shqetësime të qeverisë

Flet ministri Musa Ulqini, të tjerët nuk gjendeshin, nuk donin çfarë duhej bërë. Jo për zgjedhje, jo për zënien karikish, por për shqiptaret. në propagandë tyanirist që gjen plot ish komunistë nga ata të oborrit të Hoxhës, që dine saj, t’i kuptosh sugjerimet e saj, të nisesh urgjentisht t’i zbatosh, kjo është në të mirë të vendit. Kjo nuk është alibi apo kundëralibi që zhvlerëson të parën. Miqtë e Shqipërisë kanë theksuar hapur në konkluzionet e tyre se janë të gatshëm të ndihmojnë këtë qeveri në realizimin e objektivave që ajo dëshmon se ka marrë. Pra, çdo gjë mbetet në duart e shqiptarëve. Është mëse e domosdoshme që qeveria shqiptare të hartojë urgjentisht një plan emergjence, veçanërisht në drejtim të rendit, korrupsionit, drejtësisë, privatizimit, programeve që do të thithin paratë e donatorëve. Dhe për këtë kërkohet një ritëm tjetër pune. Kërkohet shumë përkushtim, shumë sakrifica. Nga kryeministri i pari dhe e gjithë administrata më pas. Kërkohet shumë më tepër sinqeritet dhe shumë më tepër transparencë. Mbi të gjitha gjithsecili në qeveri duhet të bëhet më i përgjegjshëm. Veçanërisht për të pranuar kritikat dhe për të punuar, për të ndryshuar gjallë e vdekur, këtë realitet “pak më poshtë se të kënaqshëm”, pra për të ndryshuar gjithçka. Të paktën në pesë drejtimet më të kritikuara nga “Miqtë e Shqipërisë”. Dje, veç Ministrit të Informacionit, askush nga ministrat e tjerë nuk pranon të përgjigjej lidhur me shqetësimet e ngritura në deklaratën e miqve. Dhe kjo nisur nga motivi më banal në këtë vend idealizimi është shumë më pak se sa janë karrige: “Po të ishin do të identifikoheshin si përgjegjës për problemet e ngritura. Dhe po të ishin identifikuar si përgjegjës duhet të largohen nga qeveria”. Sa larg shqetësimit të ngritur ishte përgjigjshmëria e tyre? Aq sa në këtë largësi ata nuk japin shpresë se mund të ndreqin, e jo më të përmbysin gjithçka në të mirë të këtij vendi.

Mbledhje e KPD të PSSh

Diten e hënë, më 26 korrik 1999, ora 10.00, në një nga sallat e Pallatit të Kongreseve do të zhvillohet mbledhja e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PSSh-së, i cili do të diskutojë rreth tezave të raportit të Kongresit të 3-të të Partisë. Kryesia e PSSH-së