05/08/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

5 gusht 1999

Katër të vrarë dhe pesë të plagosur në një atentat — HAKMARRJE BARBARE NË TROPOJË

Katër të vrarë dhe pesë të plagosur në një atentat HAKMARRJE BARBARE NË TROPOJË 500 metra rrugë e minuar, shpërthim me telekomandë. Dy të vrarë brenda në qytet. Në mbrëmje vonë mbërrijnë specialistë antikrim dhe forcat speciale TË VRARË: Feriz Kërnaja Halil Haklajt Bislim Hyka Isuf Bashkurti TË PLAGOSUR: Fatmir Haklaj Fatmir Murdaku si dhe të paktën 3 udhëtarë të zakonshëm FAQE 10 Gjenitë të organizuar krimit të organizuar Prokurorët po presin provat

Ja njerëzit që do flakë Berisha

. FAQE 3. Berisha bën gati listat e spastrimeve në Kongres

Plas tollumbaci i Kontrollit të Lartë të Shtetit

ZËRI LAJME. Plas tollumbaci i Kontrollit të Lartë të Shtetit FAQE 8

Qytetet e mëdha po i ndërton puna e zezë

FAQE 8

Majko: Banditët të paguajnë përballë plumbit

Goditje të organizuar krimit të organizuar. Majko: Banditët të paguajnë përballë plumbit. Qeveria po punon për vlerësim më të lartë monetar për policinë

Prokuror, po presim prangat

“Në duart të kujt kemi rënë?” - ditë më parë, në një editorial të gazetës, duke iu referuar prokurorëve kemi bërë pikërisht këtë pyetje. Dje, kur një Birbil fershëlleu në gazetën që ushtron trafikun me fin, sot për nesër Shqipëri, “trafikun e influencës” duke qarkulluar “të mira”, pas sigurimit të emërimeve fitimprurëse në portat e Shqipërisë, në tokë dhe në det, u bind se po na vërtisën në pëllëmbë të duarve, prokurorë që kanë në kokë mendtë e “kryetarëve të heqësive lokale” të Hoxhës dhe kanë mbathur, po në kokë, brekët e “prokurorëve të Sali Berishës”. Në rresht, duke pyetur për radhën, janë njerëzit - pa i ndarë në “të thjeshtë”, politikanë, shtetarë - dinjiteti i të cilëve, i mbrojtur ligjërisht nga Kushtetuta, është poshtë këmbëve të çfarëdo prokurori që e mat veten të aftë për të ngritur këmbën në formë shkelmi. Rastet po përsëriten dhe tashmë përbëjnë fenomen. Në këtë kontekst, problemi nuk qëndron më tek prokurori Birbil Mete dhe romuzet e tij me trimëritë kundër korrupsionit. Por, tek motoja e punës që këta prokurorë këndojnë prej muajsh në shkallët e Prokurorisë së Përgjithshme: “ne nuk pyesim për njërin”. Natyrisht për njerëzit e thjeshtë kjo as që merret mundimi të thuhet. Ata kapen për veshi dhe plasën brenda, pavarësisht se janë të pafajshëm e kriminalë, shihen nga ai moment si klientë të njëjtën të tyre me vite burg. Por motoja prej kohësh ka ndalese politiken, institucionet, pushtetin. Pra, nën akuzë megjithë çollqi fjalësh, por pa prova të besueshme janë një mori segmentesh që përbëjnë shtetin. Ato po goditen por edhe heshtja qëllimin e mirë të luftës kundër korrupsionit, duart e pastra nuk po i lidhin buzët në duart e ndonjë VIP-i, edhe “politikanë socialist” që figuroka në listat e prokurorisë së Përgjithshme. Në këtë kontekst ia vlen të përsëris se shteti nuk po pastrohet nga balta, por po qëllohet me baltë tani edhe nga Prokuroria. Ngjan më tepër si një lojë luftash midis Qeverisë dhe Prokurorisë ku e para po ankohet gjithnjë e më shumë për lirimin e kriminelëve që i vë nën pranga një prej segmenteve të saj, Ministria e Rendit. Dhe për të shuar këtë akuzë të Qeverisë e cila ishte shumë më e ashpër në deklaratën e Miqve të Shqipërisë, Prokuroria po përzgjedh fjalë për të qelluar politiken, pushtetin, Qeverinë. Natyrisht, pa menduar fare se pasi ka përgojuar një palë politikanë po bën të njëjtën gjë me palën tjetër, duke krijuar idenë se, në këtë vend ka vetëm hajdutë që merren me politikë dhe që drejtojnë mafian. Duke qenë se dje njër prej të qëlluarve nga prokurori Birbil Mete jam unë, “bashkëpunëtor dhe aleat i krimit të organizuar dhe korrupsionit”, marrim guximin presë me qetësinë më të madhe që të pavarësisht ky prokuror të vijë të lidhë prangat në duart e mia ashtu sikur edhe në duart e gjithë politikanëve që ai vazhdon të përgojojë. Ta bëjë këtë për t’i dhënë shembull të mirë gjithë qytetarëve shqiptarë se në këtë vend të korruptuar gjenë shtëpi në burg. Nëse prokurori Birbil nuk e bën këtë, atëherë do të jemi unë që do të kërkojë ligjërisht vendosjen e prangave mbi të. Jo për fyerje dhe shpifje ndaj meje, por për shpërdorim detyre dhe vrasje të shpresës të gjithë shqiptarëve në një klasë politike të re, të pakushtuar, të ndershme dhe të vullnetshme për të luftuar krimin.

NJOFTIM

. Komiteti i Veteranëve të LANÇ në bashkëpunim me kryesinë e FRESSH dhe autoritetet lokale të rrethit Skrapar organizon ditën e dielë dt. 8.8.'99, ora 10.00 në fushën e Lirëzës të Helmësit aktivitetin e përkujtimit të 55 vjetorit të Kongresit të Bashkimit të Rinisë Antifashiste Shqiptare, me pjesëmarrësit e të gjithë veteranëve dhe delegatë të këtij kongresi, familjarë të dëshmorëve dhe rinisë shkollore nga gjithë vendi. Për Tiranën autobusët nisen nga SHQUP në ora 8.00, ditën e shtunë datë 7 gusht.